Rezultatet dalin brenda ditës, komisionerëve u ndalohet celulari

30/05/2005 Zëdhënësi i KQZ thekson se shkelësit e Kodit mund të dënohen deri në 90 mijë lekë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka vendosur që ditën e zgjedhjeve të mos lejojë komunikimin me celular apo me forma të tjera, prej Komisioneve Zonale të Zgjedhjeve, deri në shpalljen e rezultateve. Një masë e tillë është marrë për të mos lejuar bllokimin e procesit, me urdhër të partive politike apo të kandidatëve të ndryshëm. Me këtë formulë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpreson të shpallë rezultatet paraprake brenda pak orëve nga mbyllja e qendrës së votimeve. Nga ana tjetër, KQZ paralajmëron se anëtarët e komisioneve që bllokojnë me ose pa dashje procesin e numërimit të votave, do të dënohen sipas parashikimit të Kodit Penal, deri në 90 mijë lekë dhe me procesim penal. Në një intervistë për "Metropol", zëdhënësi i KQZ-së, Erton Sinani, ka theksuar se në përfundim të votimeve, anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit do të shoqërojnë kutitë për në KZZ. Për një garanci dhe më të madhe, kutitë do të shoqërohen dhe prej një anëtari të Forcave të Rendit. Sinani bën të ditur se, do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë që, do ti bëjë të ditur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, emrat e policëve që do të përfshihen në këtë proces.
Zoti Sinani, flitet gjithnjë e më shpesh për shpalljen e rezultateve të votimit në një kohë tepër të shpejtë, pas përfundimit të zgjedhjeve. Si ka menduar KQZ që të administrojë këtë pikë të votimeve që do të mbahen më 3 korrik?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë një vendim për të publikuar njoftime paraprake, mbi rezultatin e zgjedhjeve, ashtu siç deklarohet nga grupet e numërimit të votave të ngritura në çdo komision të zonave zgjedhore, dhe këto të dhëna do të bëhen publike, me të përfunduar nëpër KZZ, kalkulimi i gjithë kutive të votimit, nga të gjitha qendrat e votimit. Do të thotë që, pas konfirmimit nga Komisionet e Zonave Zgjedhore të mbërritjes në të gjithë territorin zgjedhor të kutive të votimit dhe fillimin e procedurës së numërimit në shkallë kombëtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të ketë të gjitha strukturat e gatëshme në KZZ të cilët do të merren me trasmetimin e njoftimeve mbi ecurinë e procesit të numërimit dhe do të ngrihet një qendër e posaçme në KQZ, ku do të përpunohen dhe do të bëhen publike të dhënat. Frekuenca e marrjes së informacionit nga KZZ-të, nga grupet e numërimit të votave, do të jetë në çdo pesë qendra të numëruara për kandidatin apo për partinë dhe me këtë, do të sigurohet një transparencë e plotë e numërimit të votave.
Cila do të jetë forma e mbledhjes së informacionit?
Të dhënat do të transmetohen nëpërmjet aparaturave të fakseve, të cilat do të jenë të gatshme, në secilën prej vendeve të numërimit të votave, dhe një person i caktuar do të bëjë të mundur që, në çdo pesë qendra të numëruara, të transmetojë rezultatet paraprake, duke bërë njoftimin e këtyre rezultateve, për çdo pesë qendra të kandidatëve dhe të partisë politike të çdo subjekti zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë të njëjtat masa, siç mori dhe në përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë, ku nxori të pamundur përdorimin e mjeteve telefonike celulare nga të gjithë anëtarët e komisioneve të zonave zgjedhore, të të gjithë anëtarëve të grupeve të numërimit, gjatë procesit zë kalkulimit të të dhënave. Të gjithë personat e tjerë të pranishëm, gjatë procesit të numërimit do t'u hiqen celularët. Do të thotë se, vetëm në këtë mënyrë, KQZ-ja mendon të përballojë mundësinë e dhënieve të urdhrave, për bllokim të proceseve apo dhe braktisje të detyrës, do të kuptojmë që nga ana tjetër, kjo është një çështje e vullnetit të partive politike pasi në fund të fundit, të propozuarit e tyre janë anëtarë të komisioneve të zonave zgjedhore, të propozuarit e tyre janë anëtarë të grupeve të numërimit të votave dhe, nëse nuk kanë një vullnet për të respektuar procedurat dhe afatet ligjore, atëherë mund të kemi një situatë të papëlqyer. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpreson se të gjithë subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në këto zgjedhje, do të kenë mirëkuptim ndaj vendimeve dhe udhëzimeve të KQZ-së, duke bërë të mundur që puna të mund të vijojë pa problem. Nga ana tjetër, afatet e Kodit Zgjedhor janë shumë të ngushta përsa i përket nxjerrjes dhe shpalljes së rezultatit. Nëse ky proces do të ngadalësohet, do të thotë se është realizuar shkelja e ligjit për afatin e shpalljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni i Zonës Zgjedhore. Sipas Kodit Zgjedhor është ora 17.00 e ditës së nesërme, pra ditës së hënë, që ndjek të djelën e zgjedhjeve, afati për shpalljen e rezultatit.
Cilat janë masat që mund të merren ndaj anëtarëve të KZZ-ve?
Ato do të jenë të njëjtat masa dhe sanksione që parashikohen në Kodin Zgjedhor, i cili flet për raste të tilla si, braktisja e detyrës apo mungesa në firmosjen e procesverbaleve, e cila kosiderohet braktisje detyre, në mungesë vullneti për të kryer detyrën. Të gjitha sanksionet mund të jenë saksione administrative, me gjobë rreth 90 mijë lekë të reja dhe gjithashtu, mund të bëhen subjekt për ndjekje penale dhe në këtë rast, mund të penalizohen në një periudhë që shkon deri në 6 muaj burg për komisionerët shkelës.
Si do të realizohet transporti i kutive të votimit nga qendrat e zgjedhjeve tek Komisionet Zonale?
Një nga pikat më të rëndësishme të procesit zgjedhor gjatë ditës së zgjedhjeve, është dhe momenti kur është përfunduar procesi i votimit dhe më pas, do të bëhet transporti i bazës materiale, pra i kutive të votimit nga qendra e votimit në vendin e numërimit të votave. Ky është një proces i cili është cilësuar si pika më delikate. Ky transport i materialeve, do të kryehet pa asnjë lloj problemi. Kjo do të sjellë që grupet e numërimit në komisionin e zonave zgjedhore, të fillojë nga puna menjëherë dhe të mos kenë të bëjnë me procedura të gjata, përsa i përket kutive të dëmtuara apo materialeve të tjera që mund të kërkojnë një procedurë të ndryshme nga ajo e numërimit. Transporti i bazës materiale do të kryhet nga të shtatë anëtarët e qendrës së votimit, duke shtuar këtu dhe policin, i cili është i ngarkuar me detyrën e ruajtjes së kësaj qendre votimi dhe në këtë mënyrë, do të bëhet dorëzimi i kutive në KZZ, për në grupin e numërimit të votave.
Çështja e përfshirjes së policisë në ruajtjen e kutive të votimit, është bërë një objekt debati mes opozitës dhe mazhoranës. Si do të veprohet për këtë problem?
Do ti takojë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, që të sjellë listën e të gjithë personave të cilët ata do të ngarkojnë me detyra zgjedhore. Përbërja e kësaj liste, do të jetë në afrimitet të plotë me udhëzimin e KQZ-së, për pranimin e policisë së shtetit për këtë çështje. Ndërkohë që, forca të tjera pjesëmarrëse, do të jenë në përputhje të plotë të Kodit Zgjedhor, duke përfshirë këtu policinë e shtetit dhe atë të ruajtjes së objekteve.