E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mjaft!": Politika po rehabiliton përgjegjësit e Gërdecit

Lëvizja "Mjaft!" zhvilloi dje një aksion para Kuvendit të Shqipërisë, në kohën kur deputetët po hynin në ambientet e Parlamentit. Për rreth dy orë, aktivistë të kësaj lëvizjeje u shpërndanë deputetëve dhe qytetarëve broshura ndërgjegjësuese në formë trakti për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu: "I Pariciklueshëm për Shoqërinë Shqiptare". "Sot, kur po bëhet gati një vit që nga tragjedia e Gërdecit, përgjegjësi kryesor politik i këtij krimi, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, po tenton të rehabilitohet nga partia e tij dhe nga kjo qeveri, e cila ende nuk ka kërkuar falje për këtë krim qeveritar", theksoi Aldo Merkoçi. Lëvizja "Mjaft!" i kujton qeverisë dhe opozitës se Mediu është përgjegjës: për ndërtimin ilegal të një fabrike vdekjeje në një zonë të banuar; për shkatërrimin e mbi 1000 banesave në Marqinet dhe Gërdec; për gjymtimin e 300 punëtorëve dhe banorëve dhe për vdekjen e 26 qytetarëve në shpërthimin e Gërdecit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›