E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Të manifestojmë bashkë për sigurinë e jetës

Kryetari i Partisë Socialiste, së bashku me vullnetarët e Bashkimit të Ri për Ndryshim, doli dje në bllokun e Alliasit për të bërë thirrje për të qenë të gjithë së bashku në manifestimin që do të zhvillohet më 15 mars. Një fushatë e ndryshme kjo e zgjedhur nga vullnetarët, të cilët prej ditësh kanë nisur tashmë trokitjen derë më derë për të lajmëruar tiranasit. Gjatë kësaj fushate sensiblizuese, Edi Rama është përballur dhe me ankesat e qytetarëve të Tiranës për pensione, mungesë punësimi dhe pamundësinë e përballjes së jetesës me koston e lartë të saj. "Ne kemi shumë probleme për t‘iu sqaruar. Jam vet i dytë dhe po kaloj jetën me 95 mijë lekët e pensionit. Edhe faturat vijnë sipas qejfit", tha një banor. Ditën e diel, u shpreh Rama, ora 18:00, në sheshin "Skënderbej" do të manifestojmë së bashku për të gjitha këto arsye. Rama ka bërë apel për të manifestuar të gjithë bashkë për sigurinë e jetës dhe për një të ardhme më të mirë. Duhet të dalim për të qenë sa më shumë të bashkuar, u shpreh Rama, përtej hendeqeve që na ka hapur politika e vjetër, për punë, për sigurinë e jetës, për shpresën, për fëmijët tanë, për të moshuarit, për të gjitha këto arsye.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›