E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në një servis, rrezikohen banorët

Një servis automjetesh është djegur totalisht dje në mesditë, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, që jetonin në të njëjtën godinë. Servis "Ylli", që ndodhej në katin e parë të një godine dykatëshe, pranë fabrikës së miellit në Tiranë, është përfshirë nga flakët. Flakët janë parë nga fqinjët, të cilët lajmëruan banorët e katit të dytë të ndërtesës, të cilët e kanë pasur tejet të vështirë të zbresin poshtë. Por, me ndihmën e fqinjëve, të gjithë banorët janë evakuuar, ndërkohë që janë njoftuar zjarrfikëset e kryeqytetit. Me ardhjen e tyre, zjarrfikësit kanë mundur të lokalizojnë dhe më vonë të shuajnë plotësisht flakët, që kërcënonin seriozisht që të përhapeshin në banesat e tjera. Dëmi i shkaktuar nga ky zjarr ka qenë tejet i lartë dhe mendohet se është shkaktuar nga një defekt elektrik. Një konkluzion përfundimtar pritet të dalë nga grupi hetimor, i cili ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë rast.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›