E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mjaft!": Viktimat e Gërdecit rrezikojnë të mbeten jashtë procesit

Prokuroria refuzon të dorëzojë aktet e hetimit dhe nuk paraqitet në proces, duke sabotuar mundësitë e familjarëve të viktimave të Gërdecit për dëmshpërblim. Ky ishte konstatimi i djeshëm i drejtuesve të lëvizjes "Mjaft!" në një reagim për shtypin. Ata sqaruan, se dje, u shty për herë të tretë procesi gjyqësor që kanë çelur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë trashëgimtarët e viktimave të Gërdecit kundër Prokurorisë së Përgjithshme. Juristët, të cilët përfaqësojnë viktimat, në bashkëpunim me lëvizjen "Mjaft!", sqarojnë se megjithëse kjo çështje është e varur në këtë gjykatë që më 2 dhjetor 2008, për shkak të mosparaqitjes, pa shkaqe të arsyeshme të prokurorisë, procesi gjyqësor shtyhet. Familjarët e viktimave shprehen të vendosur që nëse Prokuroria e Përgjithshme nuk paraqitet në seancën e radhës, ata do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre ndaj këtij institucioni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›