Policia evidenton 850 krime në tre qytete
Autori i Lajmit: red.
Evidentohen 850 vepra penale në gjashtë muajt e parë të këtij viti në tre qytete. Burime nga policia pohojnë se gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, në qarkun e Elbasanit janë evidentuar 423 vepra penale, ndërsa në qytetin e Fierit gjatë së njëjtës periudhe janë evidentuar 278 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 233 prej tyre. Evidentimi dhe zbulimi i veprave penale mbetet prioriteti i punës së policisë. Ndërkohë Policia e Gjirokastrës gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti ka zbuluar 194 vepra penale, ku janë implikuar 257 autorë, nga të cilët 83 janë ndaluar në flagrancë, 7 janë shpallur në kërkim, 161 po ndiqen penalisht në gjendje të lirë dhe 6 prej tyre kanë rezultuar të vdekur. Drejtori i Policisë së qarkut Gjirokastër, komisar Hysni Burgaj, tha se "6- mujorin e parë të vitit të kaluar u shënuan 178 vepra penale dhe u zbuluan 153 prej tyre".
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008