Aksidenti, plagosen 4 persona
Autori i Lajmit: red.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën djeshme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, kur një automjet tip “benz 190” me targa të Shkodrës është përplasur me një motor dhe më pas ka përfundur në një kanal me ujë 2 metra të thellë. Burime nga policia bënë të ditur se për pasojë janë plagosur katër persona tre prej të cilëve, që ndodheshin në makinë janë pjesëtarë të familjes Bruçaj, banues në Shkodër, si dhe drejtuesi i motoçikletës, banues në Velipojë. Aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i autoveturës ka humbur kontrollin e mjetit në dalje të plazhit të Velipojës ku lidhet me rrugën nacionale. Policia bën të ditur se makina ka përshkruar rreth 30 metra pa mundur të mbajë drejtimin, duke përfunduar në kanal. Të dëmtuarit momentalisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008