E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushqimet që vrasin pak nga pak sëmundjet

Autori i Lajmit: red.
Vera e kuqe, aleate kundër helmimeve ushqimore
Vera e kuqe është aleate kundër helmimeve, që shkaktohen si nga bimët ashtu dhe nga mishrat. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer pranë universitetit të "Missouri-Columbia". "Studimi ynë është paksa i ndryshëm nga të tjerë që janë kryer deri më sot, që kanë treguar se nëse konsumon sasi të moderuara të verës së kuqe dhe gjithmonë gjatë vakteve ka veti mbrojtëse mbi sistemin kardiovaskular. Duke u nisur nga ky tip studimi, kemi pyetur veten, nëse vera e kuqe i bën mirë zemrës, çfarë efektesh mund të ketë mbi sistemin gastro-intestinal?", ka deklaruar një nga autorët e studimit. Studiuesit kanë matur në këtë mënyrë se si varion përqendrimi i baktereve si: Escheria coli, Salmonella typhimurium, Listeria monocytogenes, Helicobacter pylori, nëse shoqërohen vakte me verë. Kanë zbuluar se përqendrimi i këtyre baktereve, disa prej të cilëve përgjegjës të infeksioneve të rënda ushqimore, është i pakët në sistemin gastro-intestinal të atyre që kanë pirë verë. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i verës ul pH gastrik dhe liron, pas procesit të metabolizmit, një polifenol që ndodhet te rrushi, që ka veti antioksidante dhe antibakteriale. Kombinimi i këtyre dy elementëve do ta bënte më të vështirë mbijetesën e baktereve në traktin gastro-intestinal dhe ka veti mbrojtëse mbi organizmin.

Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit 2
Diabeti 1 tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundjet të veshkave, zemrës dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për tu prek nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind. Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Shkencëtarët ranë universitetit të Harvard në Boston përfshinë në studim rreth 83 mijë gra të moshave nga 34 deri në 59 vjeç. Pasi kanë analizuar të gjitha të dhënat, ata vunë re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin rriskun e prekjes nga diabeti i trupit 2. Nga ky studim thuhet gjithashtu se arrat, bajamet dhe lajthitë nuk luajnë asnjë rol në rritjen e peshës trupore, siç mendohej deri më sot.

Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale
Në një studim të botuar në një revistë të shoqatës amerikane për shëndetësinë thuhet se ngrënia e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun nga prekja e hemorragjisë cerebrale në tru. Studimi të cilit iu nënshtruan 99 meshkuj të cilët më parë konsumonin vetëm mish në dietën e tyre dhe që ishin shtruar në spital si pasojë e shfaqjeve të simptomave që çojnë në këtë sëmundje, arriti në përfundimin se mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të hemorragjisë cerebrale falë acidit yndyror që ai përmban dhe që ndihmon në qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi shkencëtarët nuk u bazuan në ndonjë lloj të veçantë peshku, gjë që tregon se nuk ka rëndësi lloji apo madhësia, rëndësi ka përdorimi i tij më shpesh nga të gjithë njerëzit.

Uji mineral favorizon veshkat
Uji është përbërësi kryesor në organizmin tonë. Është një nga elementët kryesore që e lejon trupin tonë të pastrohet nga papastëritë e tij. Uji favorizon funksionimin e veshkave. Zbut indet dhe zbardh lëkurën tonë. Hidratimi është funksioni kryesor i ujit, më pas ai ka veti tretëse, çka do të thotë se zgjedhja e ujit me përqindje më të madhe minerale e ndihmon stomakun tonë të rënduar pas një dreke ose një darke që të funksionojë normalisht. Lodhja, stresi, mungesa e imunitetit, tkurrja e muskujve mund të jenë shenjat e para të mungesës së magneziumit, duke e ditur se mangenzi nuk prodhohet nga trupi ynë, por atë duhet ta zgjedhim mes ushqimeve, është shumë i rëndësishme përdorimi i ujërave mineralë, pasi ato i japin trupit 50 për qind të nevoja për magnez.
Shega ndihmon zemrën, gjakun, tretjen
Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëkura e saj, e pasur me taninë, akoma edhe sot përdoret në Afrikën e Veriut si ilaç për diarrenë. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t u prekur nga arterosklerozat. Autorët e këtij studimi shpjegojnë gjithashtu se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmojnë për aktivizimin e substancave oksiduese. Por vetitë e saj magjike nuk mbarojnë këtu. Shkencëtarët, pas studimit, zbuluan se njerëzit që pinin dy gota me lëng shege të shtrydhur në ditë, prej vitesh kishin rregulluar me 21 për qind presionin e gjakut. Për më tepër, ata vërtetuan se një gotë mbulon rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminë.

Vaji i ullirit zgjat jetën
Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL)-së që grumbullohet nëpër arterie. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja. Për më tepër, ky "ilaç" është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët. Në shumë vende të botës është e detyrueshme që në etiketat e produkteve të shënohen efektet që kanë mbi shëndetin e njerëzve, por vaji i ullirit bën përjashtim. Industritë e ushqimit, në bashkëpunim edhe me organet shtetërore për kujdesen e konsumatorit, kanë menduar që në etiketën e tij është më mirë të shkruhet: "Dy lugë vaj ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të zemrës. Mos e ndani nga tavolinat tuaja". Të gjitha këto "mirësi" që na vijnë nga përdorimi i tij, na bëjnë të mendojmë: Sa mirë që të gjitha sekretet e natyrës janë zbuluar nga shkenca!

Fara e zezë parandalon reaksionet alergjike
Studiuesit amerikanë thonë se fara e zezë shëron çdo sëmundje, përveç vdekjes. Sipas tyre, ky ilaç bimor normalizon imunitetin e njeriut. Në Amerikë janë bërë analiza të sakta mbi përbërjen e kësaj bime dhe efektet e saj qendrore. Sipas tyre, është vërtetuar se të gjitha vajrat e lashta të saj të provuara janë ilaçe gjithëshëruese. Fara e zezë është një artikull ushqimor, i cili nuk ka efekte anësore apo negative. Kjo bimë mund të mënjanojë reaksione alergjike dhe ushtron ndikim drejt zbutjes së astmës, alergjisë së barit, alergjisë së pluhurit dhe infektimeve gripale. Mjekët rekomandojnë përdorimin e vajit të farës së zezë si masë mbrojtëse kundër sëmundjeve nga të ftohtit dhe gripeve të ndryshme. Falë përdorimit të saj sistemi i çrregullimeve të imunitetit do të normalizohet dhe do të funksionojë si duhet. Ky efekt i fuqishëm i vajit të farës së zezë për normalizimin e imunitetit është konstatuar edhe nga ana e studimeve amerikane.

Kripa rrit presionin e gjakut
Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Ato ofrojnë një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kundërshton efektet e natriumit. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta. Sasi të vogla kalciumi gjenden në perimet me gjethe jeshile dhe në disa lloje peshqish.

Temperatura e lartë largohet me çaj dardhe
Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës, dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: "Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pinë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen". Për kinezët, dardha simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë dhe gjykimin e drejtë. Sot ekzistojnë rreth 3000 lloje dardhash, të cilat janë të gjitha të ngrënshme. Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal. Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Për përgatitjen e çajit me lëvoret e degës së dardhës nevojiten 15-20 gramë lëvore të thara, ose 60-70 gramë lëvore të njoma. Këto hidhen në 250 ml ujë dhe lihen të ziejnë për gjysme ore. Çaji duhet të pihet njëherësh dhe të jetë i vakët.

Pickimet e mushkonjave ikin me banane
Përveç vitaminave të shumta të ka fruti i bananes, ka edhe veti të tjera. Kështu, sipas specialistëve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Sipas mjekeve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit. Bananet kanë nivel të lartë të vitaminave B, të cilat ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor. Banania përdoret si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të përbërjes së saj të butë dhe cilësisë lehtësuese. Ajo është fruta e vetme e papërpunuar që mund te hahet pa shqetësim në rastet e sëmundjeve kronike. Ajo gjithashtu neutralizon acidin e tepruar dhe redukton imitimin me lyerje te stomakut.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›