Vrau bashkëfshatarin, akuza kërkon dënimin me 15 vjet burg
SHKODER - Prokuroria e Shkodrës kërkoi dje 15 vjet burg për Pëllumb Gurin, i cili akuzohet për vrasje. I pandehuri e ka pranuar krimin, duke përfituar një proces me gjykim të shkurtuar. Akuza dha dje konkluzionet përfundimtare dhe i kërkoigjykatës deklarimin fajtor të tij dhe dënimin me 15 vite burg. Guri akuzohet për vrasjen në grindje e sipër të Nard Lisit. Ngjarja ndodhi më 10 qershor të këtij viti, pranë kishës në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Akuza, ashtu sikurse gjykata
ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim tëshkurtuar të këtij procesi. Gjithashtu, është vlerësuar fakti që ai nuk ka qenë i dënuar më parë dhe sengjarja ka ndodhur në një grindje banale. Viktima, Nard Lisi nga i njëjti fshat me autorin e
vrasjes ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, pasi ishte qëlluar me thikë. Mjeti mprehës i kishte prekur atij zemrën, ndaj përpjekja e mjekëve për t’i shpëtuar jetën rezultoi e kotë. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe pas hetimeve të kryera arriti
të identifikojë autorin. Guri është vetëdorëzuarnë polici, duke pranuar krimin e kryer. r.d