E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjedisi e dixhitalizimi, Berisha mbledh prefektët

Kryeministri Berisha

TIRANE- Ruajtja e mjedisit, pergatitja per sezonin turistik,  masat urgjente qe duhen marre per pastrimin e tij dhe projektet ne vijim per Shqiperine Dixhitale e internetin falas per qytetaret jane ne qender te takimit mes kreut te qeverise Sali Berisha me prefektet e vendit, dhe Kryetaret e Qarqeve.

Dixhitalizimi, internet falas

Berisha e ka nisur fjalen e tij me nje falenderim per punen e bere nga vendoret dhe eshte ndalur ne nismen e rendesishme, e shume te suksesshme ate te Shqiperise Dixhitale.

“Ne do te vazhdojme me agresivitet te madh politikat qe lejojne konsolidimin e perdorimit me te gjere te internetit nga shqiptaret”- tha Berisha.

Sipas tij cmimet me te cilet ofrohet interneti jane jashte cdo standardi dhe kostoje, por qeveria duke respektuar  tregun po merr masat te ofroje masivisht internet falas, ose me cmimin me te ulet qe ekziston.

Ai ka kerkuar angazhimin total te vendoreve per bashkepunimin ne kete drejtim.

Bëni gjithçka për të gjetur ambiente, shkollë, zyrë, aty ku është qeverisja vendore apo diku tjetër. Posta Qendrore e vendit do ti ekipojë ato me cdo gjë dhe do të ketë internet me bandë të gjerë falas për cdo përdorues. Në një rreze të caktuar do mund të marrin falas të gjithë banorët e asaj zone ku kapin antenat. Për dy muaj në cdo fshat, komunë e kudo ku nuk ka zyrë poste afër të krijojmë këtë 100 vjetor dhe 1200 zyra të tjera interneti falas- tha Berisha, duke iu drejtuar vendoreve te pranishem.

Drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorea ka kërkuar bashkëpunim nga vendorët për garantimin e ambienteve, në këmbim të pajisjes së zyrës me internet falas.

Kemi kalkuluar popullsinë dhe numrin e familjeve, për 500 familje një pikë interneti falas por kjo do të konsultohet. Kërkojmë bashkëpunimin me vendorët për ambiente. Të shfrytëzohen ambientet e shkollave do të ishte më e mira për të garantuar internet falas, pajisjet i kemi ne, vetëm na siguroni ambientet- tha Gorea.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›