Mjekësia, bardhë e zi
Prof. Isuf KALO
Përderisa dhuna goditi një mjek të mirë, të qetë e të kulturuar si kolegu im i afërt Agron Ylli, mendja ta do se motivi dhe shpjegimi i vetëm është “absurdi”. Rrezikshmëria destruktive e absurditetit qëndron tek pa parashikueshmëria dhe verbëria me cilën godet. Por dhuna e ushtruar ndaj kujtdo mjeku në detyrë ose jashtë saj, përbën padyshim përveçse krim edhe një turp shoqëror. A duhen parë e përgjithësuar si fenomen rastet e shkëputura fatkeqësisht të shpeshta të dhunës, që kanë ndodhur së fundi me mjekët tanë?
Sociologët, juristët dhe psikologët do duhet të vlerësojnë profesionalisht, nëse kemi të bëjmë me një dhunë specifikisht e qëllimisht të drejtuar ndaj bluzave të bardha, apo fjala është për një copëz apo element të dhunës si kulturë dhe tipar atavik i shoqërisë sonë (e shtrirë madje edhe brenda familjes)?
Kulturë kjo e gjallëruar dhe eksteriorizuar dukshëm në periudhën tranzitore post diktatoriale prej urbanizimit të vrullshëm dhe mos adaptimit të shpejtë me rregullat e marrëdhëniet e reja të demokracisë, të pronësimit dhe të tregut të lirë konkurrues.
Mentalitet
që godet
Demokracia mes shumë të mirave, dihet që përmban edhe rrezikun e shpërdorimit të saj. Një ndër to është “dehja me lirinë” në formën e shpërfilljes individualiste të mekanizmave ekzistues ligjor e rregullator, me të cilat do të duhej të kërkohej dhe të mbrohej e drejta apo pretendimi i secilit qytetar, jo vetëm në shëndetësi, por edhe në çdo fushë tjetër. Rasti i dr. Yllit dhe kolegëve të tjerë së fundi, më duken si të tillë.
Ndërkohë nuk është vështirë të vërehet që mjekët tanë nuk janë goditur nga të sëmurët. Ata janë goditur nga mentaliteti i sëmurë. Veprimet post-psikotike të ndonjë ose disa individëve të veçantë, natyrisht nuk përfaqësojnë kurrsesi qytetarët tanë në tërësi. (Shumica dërmuese e tyre u thonë çdo ditë faleminderit dhe ndjejnë mirënjohje ndaj bluzave të bardha). Madje, janë ata që me mirëkuptim për pagën e ulët të mjekëve kanë kontribuar shpesh vullnetarisht që këta të mos braktisin profesionin ose vendin.
Por mentaliteti vetë është produkt shoqëror. Ai krijohet me pjesëmarrjen dhe kontributin e një numri aktorësh, si: komuniteti, shteti, shoqëria civile, media dhe natyrisht në rastin e shëndetësisë në një masë të caktuar edhe nga vetë punonjësit bluzë bardhë; me ato që ata bëjnë ose nuk bëjnë.
Për fat të keq dhe të mirë, mentaliteti nuk është statik, as final. Është dinamik dhe i ndryshueshëm. Mentaliteti i sotëm për punonjësit e shëndetësisë, nuk është ai që ka qenë. Është në të mirë të dy palëve dhe të gjithë shoqërisë, që mentaliteti i sotëm të ndryshojë sa më parë për mirë. Kjo duhet filluar duke mos u bazuar në opinione, perceptime, emocione e thashethemnaja apo scope mediatike, por në vlerësime objektive, holistike, multi-dimensionale të rezultateve, të bëmave e fakteve reale. Në një vizion të tillë duhet të jesh i verbuar që të mos pranosh që balanca e kontributit të shëndetësisë tonë për qytetarët dhe shoqërinë anon dukshëm nga e mira, e dobishmja dhe pozitivja.
Pushteti i mirëbesimit
Nga ana tjetër dihet që bluzat e bardha kanë monopolin e një pushteti vital, pushtetit profesional medikal. Ai ushtrohet kryesisht në bazë të mirëbesimit që i është dhënë nga popullata për vendimmarrjet klinike, jo rrallë determinuese për, shëndetin, jetën a vdekjen. Madje në vendimmarrjet atyre u janë besuar e vënë në dispozicion edhe përdorimi i mjaft resurseve materiale e financiare të shëndetësisë të siguruara me paratë publike. Deri vonë ky mirëbesim (i bazuar edhe në diplomën) ka qenë justifikuar me zotimin etik të bluzave të bardha, që nuk do e shpërdorojnë asnjëherë atë në dëm të të sëmurit ose të interesave të tij. Por sot nuk mund të mohohet se jo vetëm në Shqipëri, por në shumicën e vendeve ish-lindore shëndetësia për shkaqe objektive apo subjektive, pasojë e ndryshimeve të thella socio-ekonomike, psikologjike dhe të spektrit e hierarkisë së vlerave po përjeton një krizë të rëndë etike, pjesë e të cilës është edhe kriza e besimit dhe e pakënaqësive të shumta të popullatës ndaj saj. Natyrisht askush nuk beson se kriza zgjidhet dhe qetësia e siguria e mjekëve fitohet duke u vënë çdo njërit prej tyre një bodyguard që t’i mbrojë nga kriminelët, dhe ... pacientët.!!! Ose duke u dhënë atyre “status mbrojtës elitar special”.
Mjekësia në botën që po ndryshon
Në vitin 2005 kolegji i mjekëve anglezë në analizën “Mjekësia në botën që po ndryshon”, u shpreh qartë e vendosur kundër çdo privilegji në statusin mbrojtës të mjekëve, çka sipas tyre “do cenonte rëndë parimin e shtrenjtë të barazisë dhe responsabilitetit qytetar”. Tendenca në botë sot është jo e mbylljes, e fetishizimit dhe hyjnizimit, por e hapjes së sistemit shëndetësor ndaj publikut, e vendosjes së transparencës dhe llogaridhënies objektive publike sistematike lidhur me performancën dhe respektimin e të drejtave të sëmurëve si konsumator, të cilat deri sot kanë qenë fatkeqësisht të munguara ose të cunguara rëndë në modelet ish-sovjetike të shëndetësisë. Aforizma e dikurshme “po nuk u bëre mbret bëhu mjek” po zëvendësohet me paradigmën “po je mjek njësohu me qytetarin”.
Prandaj në kodin e saj etik mjekësia me përulësi dhe dashamirësi ka vënë parimin “i sëmuri ka gjithmonë të drejtë” dhe parimin egalitarist “të sëmurët janë të gjithë të mirë” (“Nuk ka pacient të keq”). Reformat e sotme të sistemit shëndetësor synojnë po kështu vendosjen e “pacientit në qendër të tij dhe të interesave të pacientit mbi çdo interes tjetër”. Ky humanizëm e altruizëm i admirueshëm i shëndetësisë meriton padyshim të vlerësohet e të shpërblehet me të njëjtën bujari dhe dashamirësi edhe nga ana e shoqërisë. Përndryshe ai do tingëllonte naiv dhe disproporcional.
Vëllezër siamezë
Është koha pra që shoqëria, shteti dhe pacientët nga njëra anë dhe bluzat e bardha nga ana tjetër, të reformojnë dhe modernizojnë “infrastrukturën relacionale midis tyre”. Dhe që të dy palët pacientët/qytetarët dhe bluzat e bardha të ndërgjegjësohen se janë si “vëllezër siamezë”, që nuk mbijetojnë dot pa njëri-tjetrin. Ngjarja rrëqethëse, për pak tragjike me mjekun dhe kolegun tim të afërt Gonin, mund të na shërbejë për mirë vetëm në një drejtim: nëse ajo na nxit të gjejmë me kthjelltësi rrugëdalje që të tilla ngjarje kurrsesi të mos përsëriten më tek ne.
Hapi i parë mendoj se është të pranojmë që kriza është pjellë e jonë e përbashkët. Pavarësisht cili më shumë dhe cili më pak, cili më parë dhe cili më pas; Dhe që zgjidhja e drejtë dhe e qëndrueshme e saj është një e vetme: bashkëpunimi shumëpalësh i ndërgjegjshëm, i hapur, i sinqertë. Por ky jo me emocione, me kulturë ankimuese e viktimizuese, me konfliktualitet agresiv, qarjesh e sharjesh me gishtin fajësues drejtuar tek dikush tjetër, me demonstrim të muskujve të më të fortit, por duke vënë në themel interesat e përbashkëta, duke projektuar dhe ndërtuar ura dashamirëse mirëkuptimi mes njëri-tjetrit.
Po sikur...
Unë i admiroj, profesionalisht dhe personalisht kolegët e mi, i respektoj e mirëkuptoj vendimin e atyre, që të revoltuar nga ngjarja e fundit u hodhën në grevë proteste. Por personalisht nuk mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë. Sepse nëse edhe të sëmurët dhe familjaret do të njiheshin proporcionalisht dhe me transparencën e duhur me mangësitë, padrejtësitë apo gabimet e bëra me dashje e pa dashje me “të pathënat e të panjohurat” me të gjitha dështimet e justifikueshme e të pajustifikueshme gjatë kujdesit shëndetësor të ofruar atyre dhe njëkohësisht po të ishin po aq mirë të organizuar, po aq influencial, të fuqishëm shoqërisht e lobisht, sa ata, atëherë ndoshta numri i protestueseve do të ish i tillë që do të mund të bllokonte jo me ditë po me muaj veprimtaritë e spitaleve apo qendrave tona.
Monopoli
i të drejtës
Kolegët e mësipërm e kanë dëshmuar në jetë se janë bërë mjek falë pasionit për ndihmuar në radhë të parë të sëmurët, jo veten. Prandaj kanë punuar me sakrifica dhe devotshmëri vetëmohuese. “Mjekësia e varfërisë” nuk është si të tjerat. Me mangësitë e theksuara në mjete e teknologji dhe e keq paguar ajo është shumëfish më e vështirë për të qenë sa ç’duhet rezultative cilësore dhe e sigurt. Prandaj as të sëmurët, as familjarët, as qytetarët, as shtetarët, as menaxherët dhe as profesionistët te vetëm nuk e kanë monopolin e së drejtës. Dhe as monopolin e pa gabueshmërisë e të pafajësisë.
Mjekësia njihet si shkencë jo ekzakte. Dhe me plot rreziqe. Si për të sëmurët ashtu dhe vetë profesionistët e saj. Në kontratën e profesionalizmit mjekësor me pacientët të riformuluar gjatë Forumit të Shëndetit 2008 në Gjenevë theksohet se: “Dhimbja, sëmundja dhe vdekja janë pjesë e jetës”. Mjekësia ka limite në aftësitë e saj dhe se “mjekët nuk dinë çdo gjë. Të gjitha palët duhet t’i mbajnë shënim këto. Sa më komplekse më e sofistikuar teknologjikisht dhe sa më performante dhe efektive bëhet shëndetësia, sa më e gjerë gama e shërbimeve novatore diagnostikuese e kuruese të saj aq më tepër rreziqe dhe pasiguri të reja ajo mbart”.
Vizion më i gjerë
për sigurinë
Në këtë kontekst çështja e sigurisë të personelit shëndetësor meriton një vizion më të gjerë e me serioz, se sa “mbrojtja e tyre prej dhunës fizike nga pacientët”. Si drejtues i Qendrës Kombëtare të Cilësisë e Sigurisë të Institucioneve Shëndetësore, dua të sjell në vëmendje të publikut një numër rreziqesh të tjerë çuditërisht të harruar e të anashkaluar, ndaj të cilave shumë më shpesh se sa dhuna kriminale janë të ekspozuar dhe jo mirë të mbrojtur si të sëmurët dhe punonjësit e shëndetësisë.
Këto janë rreziqet e ambientit të punës, të infeksioneve, të rrezatimit, të gjakut e produkteve të tij, të medikamenteve, të lëndëve kimike e gazrave toksik, si dhe të stresit psikologjik, prej mbingarkesës e pakënaqësive për mangësitë në mjete e shpërblimin në punë, me të cilat ata ndeshen çdo ditë në veprimtarinë e tyre profesionale. Spitalet sidomos janë fole ku mpleksen, përqendrohen e multiplifikohen rreziqe shumë llojesh me efekte dëmtuese të njohura tashmë, si për të sëmurët edhe personelin shëndetësor. Ato kanë secili ndikim dëmprurës jo vetëm mbi shëndetin, por dhe jetën dhe jetëgjatësinë e tyre. Identifikimi, informimi publik me transparencë për këto rreziqe dhe krijimi i mekanizmave të sigurisë për evitimin, menaxhimin dhe minimizimin e tyre është sot në Evropë dhe në botë një nga prioritetet dhe urgjencat e sistemeve shëndetësore bashkëkohore.
Heshtja që vret
Heshtja dhe fshehja e tyre prej të sëmurëve, personelit dhe publikut duhet të marrë fund. Fatkeqësitë e izoluara e individuale mund që janë aksidentale të paparashikueshme e ndonjëherë të paevitueshme. Por siguria jo. Siguria e sistemit shëndetësor duhet që të krijohet. Institucionet dhe qendrat shëndetësore duhet të hartojnë strategji dhe plane konkrete e realiste veprimi në përputhje e adaptim të atyre të rekomanduara nga Aleanca Botërore e Sigurisë, krijuar nga OBSH në vitin 2004. Dhe të plotësojnë standardet optimale të sigurisë të vëna tashmë prej Qendrës tonë Kombëtare në dispozicion.
Dhe së fundi le të kthehemi përsëri tek Goni. Që t’i urojmë shërim sa më të shpejtë.