E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekësia ligjore: Çifti i gjetur në makinë, ka vdekur nga asfiksia

Tiranë,
26 janar, NOA Update Ekspertët mjeko-ligjorë të Qendrës
Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë konfirmojnë paraprakisht se
çifti i gjetur i vdekur brenda një makine mëngjesin e sotëm ka humbur jetën si
pasojë e asfiksisë. Pasi kanë kryer kontrollet e para në trupat pa jetë të dy
viktimave, ekspertët kanë pohuar se nuk ka patur shenja dhune dhe se pista më e
mundshme e vdekjes së tyre mund të jetë ajo e asfiksisë brenda automjetit.

Ndërkaq, policia ka nisur menjëherë nisjen e
marrjes në pyetje të dëshmitarëve të ngjarjes, i pari prej të cilëve mësohet të
jetë roja i uzinës Dinamo, ai i cili edhe ka konstatuar mëngjesin e sotëm
makinën me dy viktimat brenda tij.

Por po pyeten edhe njerëz që banojnë afër
garazhit të makinës, për të marrë vesh nëse kanë parë apo dëgjuar ndonjë gjë të
dyshimtë gjatë natës.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›