Policia: Vajza që vrau sot nënën e saj, vuante nga depresioni

Pogradec, 26 janar, NOA Update Vajza 29-vjeçare
e cila vrau nënën e saj mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit, mësohet se
vuante nga depresioni. Një fakt të tillë e kanë konfirmuar në mënyrë paraprake
burimet policore, të cilët tashmë ndodhen në vendngjarje dhe janë duke
shqyrtuar të gjitha rrethanat ku ndodhi krimi i rëndë në familje. Ndër të tjera, po të njëjtat burime shtojnë se
vajza në fjalë në fakt ka qenë e adoptuar prej nënës së saj, ndaj së cilës kreu
edhe krimin makabër pas një konflikti në mjesidet e shtëpisë.
Tashmë policia është duke e marrë në pyetje vajzën
e cila kreu krimin, pasi e ka shoqëruar atë në mjediset e komisariatit duke e
konstatuar të largohej nga vendngjarja.
Të tjera rezultate priten nga hetimet e
policisë dhe grupi hetimor i ngritur posaçërisht për të marrë në shqyrtim ngjarjen
tepër të rëndë e cila tronditi mëngjesin e sotëm gjithë qytetin e Pogradecit.
n.e/NOA