E Diel, 1 Nëntor 2026

Saldatorin e zë korrenti ndërsa punonte në punishten e hekurit, nuk arrin të shpëtojë

Shkodër, 26 janar, NOA Një 40-vjeçar nga
Barbullushi i Shkodrës mësohet të jetë ndarë nga jeta pasi ka rënë në kontakt direkt
me energjinë elektrike. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga
burimet policore të Shkodrës, sipas të cilave viktima është Ilir Faslija,
banues në Barbullush, i cili megjithë ndihmën e dhënë ka humbur jetën në spital
pas këtij aksidenti.

Bëhet me dijeni ndër të tjera se ai është dërguar
menjëherë në urgjencën e spitalit të Shkodrës, por nuk ka arritur që të shpëtojë
dot jetën.Grupi hetimor ka kryer veprimet e duhura
proceduriale e hetimore dhe nga kqyrja e vendin te ngjarjes rezultoi se
aksidenti me pasojën e vdekjes ka ndodhur në një punishte hekuri, e cila
ndodhej brenda territorit të banesës së viktimës, ku ai punonte si saldator e për
pasojë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Në momentin e ngjarjes aty pranë nuk ka qenë i
pranishëm asnjë person, ndërsa materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë
së Shkodrës.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›