Mjekët: “Krimi në familje ka rritur rastet e traumës në 50 në ditë”
Autori i Lajmit: red.
Dy muajt e fundit aksidentet e shumta, por edhe rastet jo të pakta të krimeve brenda familjes kanë shtuar ndjeshëm numrin e personave në repartin e politraumës në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas shefit të kirurgjisë, Xhafer Qamirani, numri i personave të traumatizuar vetëm në dy muajt e fundit ka shkuar në 2056 (raste me trauma) nga më të ndryshmet, çka do të thotë rreth 50 raste në ditë. Ky fluks, sipas tij, është gjithmonë në rritje në kohën e ardhjes së emigrantëve. Për të përballuar këtë fluks vazhdon shefi i kirugjisë janë marrë të gjitha masat me ambiente dhe personel. Ndërkohë që i vetmi problem janë procedurat e tejzgjatura të tenderave për blerjen e pajisjeve apo medikamenteve. Që nga viti 1990, reparti i politraumës është i vetmi në vendin tonë, që pret pacientë nga të gjitha rrethet e vendit.
Virozat e stinës, fëmijët e emigrantëve më të prekur
Fëmijët e emigrantëve janë më të prekurit nga virozat e stinës në Berat. Sipas mjekëve, vogëlushet nuk përshtaten me ndryshimet klimaterike dhe mënyrën e re të të ushqyerit. E njëjta situatë paraqitet edhe në Shkodër. Në katër ditët e fundit janë shtruar rreth 200 fëmijë, kryesisht ata që kanë ardhur me pushime në Shqipëri. Fëmijët paraqiten me çrregullime të aparatit tretës dhe temperaturë shumë të lartë, që sipas mjekëve, shkaktohet nga qëndrimi për një kohë të gjatë në diell. Në ditët e para të gushtit edhe në Vlorë është tejmbushur reparti i pediatrisë. Në këtë qytet marrin ndihmë mjekësore çdo ditë mesatarisht 50 fëmijë. Mjekët këshillojnë përdorim të kujdesshëm të produkteve ushqimore, ruajtje të tyre në kushte frigoriferike dhe shmangie të qëndrimit në diell në orët e mesditës. Ndërsa në Tiranë në ambientet e spitalit të pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", sipas mjekëve, numri i fëmijëve që marrin ndihmë shkon në 200 pacientë të vegjël në ditë. Mjekët nuk flasin për epidemi, por kjo situatë sipas tyre nuk është e zakonshme, ndërkohë që u tërheqin vëmendjen prindërve, që të mos neglizhojnë këshillat e tyre. E ndërkohë pacientëve, u duhet ndoshta me orë të tëra të marrin ndihmën mjekësore, pasi numri i shtretërve dhe mjekëve është i ulët krahasuar me numrin e pacientëve që paraqiten në urgjenca. Urgjenca e pediatrisë që pret numrin më të madh të fëmijëve, ka vetëm dy mjekë roje në orët e para të mëngjesit kur është dhe fluksi më i madh i pacientëve. Vetëm disa javë më parë drejtori i spitalit të QSUT-së, Mati Pepa, tha se për sezonin e verës janë marrë të gjitha masat, si me medikamente, po ashtu dhe personeli është në gatishmëri. Një numër të lartë pacientësh në këto ditë vere, ka pasur dhe në urgjencën e Tiranës veç pediatrisë deri në 65 pacientë në ditë.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008