Nis rikonstruksioni i rrugëve të amortizuara
Autori i Lajmit: red.
Bashkia e Elbasanit ka financuar 4.3 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugës "Mustafa Saraçiu", në periferi të qytetit, një rrugë që ishte kthyer në një problem për banorët për shkak të amortizimit. Financimi i këtij projekti u bë në kuadër të procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, pas insistimit të vetë banorëve për ndërhyrje në këtë rrugë tejet të amortizuar, rreth 300 metra e gjatë dhe 8.5 metra e gjerë. Presidenti i firmës “Joel Construktion”, Elton Oga, e cila ka fituar tenderin për rikonstruksionin e kësaj rruge, tha se “kjo rrugë do të marrë një tjetër pamje pasi në të do të kryhen punime në sistemim, asfaltim dhe ndriçim, me një fond prej 4.3 milionë lekësh, nga të ardhurat e vetë bashkisë si dhe me kontributin e vetë banorëve”. Bashkia e Elbasanit që nga viti 2006 po aplikon praktikën e buxhetimit me pjesëmarrje, ku janë vetë qytetarët ata që vendosin për investime në lagje të ndryshme të qytetit.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008