Mjekët: Reforma nga elita, jo prej të paaftëve
Reforma për të cilat ka nevojë emergjente mjekësia shqiptare në dobi të pacientëve dhe kujdesit shëndetësor duhet të bëhet nga elita mjekësore dhe jo nga të paaftë. Ndërkohë që ligji i shëndetësisë, i pareformuar që në vitin 1963, ka nevojë për rishikime thelbësore. Sakaq, mjekët e QSUT-së, spitalit më të rëndësishëm në vend, mendojnë se duhet të mbrohen sipas një statusi të veçantë. Ndërsa pensioni i tyre nuk duhet të vlerësohet vetëm me 17 mijë lekë të reja, pasi ai lidhet me një investim më të gjatë sesa gjysma e jetës në mjekësi.
Deklarata të tilla janë bërë dje, në mbledhjen e profesoratit të Fakultetit të Mjekësisë. Profesorët e këtij fakulteti, njëkohësisht mjekë dhe drejtues të shërbimeve në QSUT, kanë folur me tone të ashpra për sa i takon situatës në të cilën gjendet shëndetësia shqiptare. "Nuk është faji jonë, nëse u përshkruajmë pacientëve receta për të blerë ilaçe në privat. Nuk është faji jonë nëse nuk bëhen analizat e thjeshta të gjakut në QSUT e as radiografitë", thanë dje mjekët në një deklaratë të përbashkët për shtyp. Sipas tyre, një situatë e tillë, kur vendoset në rrezik jeta e mjekut, jeta e pacientit dhe mjekësia shqiptare nuk mbetet gjë tjetër veçse reagimet e tyre të herëpashershme për të ndërgjegjësuar opinionin publik e njëkohësisht edhe strukturat drejtuese të vendit.
Një strategji do të përpilohet shumë shpejt nga profesorati i këtij fakulteti, ku do të ideohen të gjitha masat që duhen marrë për reforma, për përmirësim të gjendjes dhe për një shërbim më të mirë shëndetësor. Kjo platformë do t‘i dërgohet Kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Bamir Topi. E duket se asnjë kopje nuk do të bjerë në dorë të ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka.
Një nga të drejtat themelore të njeriut është edhe shërbimi shëndetësor, por, sipas mjekëve, kjo e drejtë po vendoset në dyshim, pasi asnjë nga ngjyrat e partive nuk kanë arritur t‘u japin pacientëve një kujdes modern shëndetësor. Nënfinancimi sipas mjekëve, është shumë i dhimbshëm, ndërsa administrimi i burimeve njerëzore e financiare ndryshon sa herë ndryshohen ministrat e sa herë ndryshohen forcat politike.
Të gjithë mjekët dhe bluzat e bardha të QSUT-së do të zhvillojnë sërish një tubim e nuk do të kryejnë operacionet e planifikuara. Të gjitha këto masa, ashtu siç ishte parashikuar, do të përshkallëzohen më tej në rast se nuk do të marrin një përgjigje dhe nuk do të kenë reagim të strukturave drejtuese të shtetit.
Ndërsa një pjesë e mirë e profesorëve janë duke krijuar një strategji, duke përfshirë pika edhe për një siguri më të lartë të trupës mjekësore. Pas leximit të deklaratës së përbashkët, profesorët e fakultetit kanë firmosur në letra se janë dakord me të gjitha masat që do të vendosen të merren për të nisur kështu një reformë dhe një proces pastrimi për të gjitha problemet që kanë gangrenizuar shëndetësinë shqiptare përgjatë 17 viteve.
Sakaq, pas deklaratave dhe mesazheve indirekte të mjekëve ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. Sipas përfaqësuesve të ministrisë, nuk është e vërtetë që nuk po kryhen reforma. Një strategji e miratuar edhe nga ish-ministrat pak kohë më parë është një nga hapat e hedhura. Dhe për këtë kanë qenë dakord edhe profesorati i mbledhur dje, për të renditur problemet e tyre.
Për sa i takon pjesës së ndryshimeve të financimit apo qoftë këtu edhe aftësisë për të përballuar problemet në mjekësi, Ministria e Shëndetësisë i është drejtuar profesoratit, duke i thënë se "jemi dakord me ju që për reforma nevojitet më shumë financim, por, nga ana tjetër, pjesë e elitës suaj ka qenë këtu në drejtim të shëndetësisë, por edhe asokohe problemet ishin të njëjta dhe nuk kanë gjetur zgjidhje. Ministria e Shëndetësisë ka zgjidhur tashmë kërkesat themelore të shqetësimit të profesoratit të Fakultetit të Mjekësisë: miratimin e Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2007-2013, si dhe hartimin e ligjit bazë për shërbimin shëndetësor dhe ligjin e financimit të shërbimit shëndetësor. Të dy këto drafte ligjore u janë dërguar për mendim të gjitha institucioneve ligjore, të parashikuara nga praktika e shqyrtimit të ligjeve, grupeve të interesit dhe vetë Fakultetit të Mjekësisë", deklaroi dje zyrtarisht dikasteri i politikave shëndetësore.