Mjekët e QSUT: Sot nuk do të bëjmë asnjë operacion
Të gjithë ata që sot kishin planifikuar një operacion në Qendrën Spitalore Universitare, më mirë të mos e marrin rrugën për në spital. Ndërsa ata që janë nga rrethet, të mos e harxhojnë biletën e transportit, sepse të gjitha operacionet e planifikuara për sot do të pezullohen. Të gjithë mjekët dhe infermierët e spitalit do të protestojnë sot në orën 09:00. Profesorati i Fakultetit të Mjekësisë ka njoftuar se do të ketë një tubim në ambientet e spitalit, për të vazhduar në këtë mënyrë ciklin e protestave për përmirësimin e situatës në shëndetësi. Pas goditjes me thikë të shefit të kardiokirurgjisë, Ali Refatllari, mjekët e QSUT-së protestuan duke kërkuar nga shteti më shumë siguri, të ardhura më të larta, pensione më të larta për kontributin e tyre dhënë në vite dhe mbi të gjitha reformim të ligjit të mjekësisë, të shëndetësisë dhe më shumë financime në këtë sektor.
Edhe sot mjekët do të kërkojnë përsëri të drejtat e tyre, duan të sensibilizojnë opinionin publik se për mungesat e spitalit nuk janë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi, për keqadministrimin e spitalit nuk janë ata që kanë faje, dhe për të gjitha problemet në mjekësi nuk janë ata që duhet të paguajnë me prishjen e imazhit të tyre. Reforma për të cilat ka nevojë emergjente mjekësia shqiptare në dobi të pacientëve dhe kujdesit shëndetësor, duhet të bëhet nga elita mjekësore dhe jo nga të paaftët. Ndërkohë që ligji i shëndetësisë, i pareformuar që në vitin 1963, ka nevojë për rishikime thelbësore. Sakaq mjeku i QSUT-së, spitalit më luksoz në vend, duhet të mbrohen sipas një statusi të veçantë, ndërsa pensioni i tij nuk duhet të vlerësohet me 17 mijë lekë të reja për investimin e tij gjatë gjysmës së jetës në mjekësi. Ky është qëndrimi zyrtar për një pjesë të problemeve të mjekëve sot.
Ndërsa heshtja e organeve qeverisëse do të jetë shtysë për përshkallëzimin e mëtejshëm të protestave apo bojkoteve në punë, të cilat do të sjellin edhe shtyrje të zgjidhjeve të halleve shëndetësore për të sëmurët e kryeqytetit dhe të gjithë vendit.
Sipas mjekëve, në një situatë e tillë kur vendoset në rrezik jeta e mjekut, jeta e pacientit, dhe mjekësia shqiptare nuk mbetet gjë tjetër veçse reagimet e tyre të herëpashershme për të ndërgjegjësuar opinionin publik e njëkohësisht edhe strukturat drejtuese të vendit. Një strategji do të përpilohet shumë shpejt nga profesorati i këtij fakulteti, ku do të ideohen të gjitha masat që duhen marrë për reforma për përmirësim të gjendjes dhe për një shërbim më të mirë shëndetësor. Kjo platformë do t‘i dërgohet Kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Bamir Topi.