E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jepen çmimet për nxënësit më të mirë

Në datën 11 prill 2008, Shoqata e Mësuesve të Gjuhës gjermane në bashkëpunim edhe me institutin "Gëte", PARSH-in, Institutin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Shoqatës së Shkollave të Larta të Gjermanisë dhe "ZfA"-në (që merret me menaxhimin e shkollave në mbarë botën), organizoi Olimpiadën Kombëtare të Gjuhës Gjermane për nxënësit e viteve të treta nga e gjithë Shqipëria.

Në këtë olimpiadë, çdo shkollë përfaqësohej nga tre nxënës që testuan njohuritë e tyre për gjuhën gjermane dhe që e studiojnë atë 2, 3 dhe mbi 5 orë në javë. Në përfundim të kësaj olimpiade, nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme jopublike, "Goethe", patën një përfaqësim mjaft dinjitoz, që u vlerësua edhe me çmime. Për shkollat që punojnë me 5 orë gjermanisht në javë, vendi i parë dhe i tretë u mor nga nxënësit e shkollës "Goethe", Ligryn Petja dhe Edrin Qystri, ndërsa nxënësi tjetër i kësaj shkolle, Ilger Çakuli, u vlerësua me çmim të katërt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›