Portugalia, Shqipëria faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe sigurie në Ballkan
Duke pranuar Shqipërinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, do të ketë më shumë NATO në Ballkan. Këtë deklaratë i ka bërë ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Portugalisë, Nuno Severiano Teixeira, ministrit shqiptar të Mbrojtjes Gazmend Oketa që ndodhej për një vizitë dyditore në Lisbonë me ftesë të homologut portugez.
Teixeira ka përgëzuar ministrin Oketa për performacën dhe arritjet e Shqipërisë në fushën ushtarake, ku ka theksuar edhe faktin se Shqipëria gjatë viteve të fundit është bërë një faktor mjaft i rëndësishëm strategjik stabiliteti dhe sigurie në Ballkan. Ministri Teixeira ka vlerësuar arritjet e vendit tonë gjatë viteve të fundit, ndërsa është shprehur se Shqipëria është kthyer në një faktor shumë të rëndësishëm strategjik stabiliteti dhe sigurie në Ballkan.
Nga ana e tij, ministri shqiptar theksoi se pak ditë e ndajnë Shqipërinë nga momenti historik Vetëm pas disa ditësh Shqipëria do të përjetojë një moment historik, duke u ulur në vendin e anëtarit me të drejta të plota në Aleancë, gjë që do të shënojë jo fundin, por vijimin e një procesi të gjatë që kërkon angazhime të dimensioneve të reja, është shprehur Oketa.