Mjeket e QSUT, proteste treditore ndaj dhunes

Të përfaqësuar nga sindikata e tyre, por edhe të mbështetur nga ana e drejtuesve më të lartë të shëndetësisë, bluzat e bardha do të nisin një greven, për të cilën shprehen se do ta përfundojnë vetëm në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre.
Protestes se bluzave te bardha do t'i bashkangjiten emrat me te njohur te mjekesise shqiptare, si dhe shefat e pavioneve, duke pezulluar te gjitha operacionet e planifikuara dhe konsultat e mjekut, pervec sherbimit te urgjences. Bluzat e bardha kerkojne te mbrohet figura e mjekut, qe deri tani eshte pergjithesuar me anen negative te rasteve te vecanta.
Kjo protestë e paralajmëruar që një ditë më parë nga ana e mjekëve të qendrës më të madhe universitare në vend ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar prej rastit të fundit të dhunës së ushtruar ndaj mjekut endokrinolog, Agron Ylli. Ky i fundit rrezikoi seriozisht jetën pas goditjes me thikë të bashkëshortit të njërës prej pacienteve që trajtonte, në afërsi të klinikës së tij private, në zonën e Shallvareve në Tiranë. Ky ka shënuar edhe rastin e tretë të agresionit dhe dhunës së ushtruar kundrejt mjekëve në vendin tonë në një hark të shkurtër kohor, pas goditjes me thikë te kardiokirurgut Ali Refatllari dhe neurologut vlonjat, Kosta Koçiu.
Mjekët dhe shefat e shërbimeve të spitalit "Nënë Tereza", do te kerkojne nga qeveria dhe autoritetet përkatëse të garantojë jetën e mjekëve. Ndërsa ndaj opinionit publik, mjekët kanë vendosur që të apelojnë për më shumë respekt ndaj bluzave të bardha.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code