E Shtunë, 31 Tetor 2026

Invalidët, kundër rritjes së cmimit të biletave

Shoqata e Invalidëve të Punës e ka kundërshtuar rritjen e cmimit të biletave dhe aboneve urbane, që, sipas tyre, duhet të vijë duke u ulur, për shkak të rënies së cmimit të naftës. Ndërsa ka theksuar se shërbimi urban në Tiranë nuk i plotëson kushtet dhe standardet për invalidët.

Ata shprehen se autobuset nuk i plotësojnë kushtet për të transportuar invalidë me karrocë, apo invalidë të gjymtuar, sipas standardeve ndërkombëtare. Invalidet kanë shtuar se asnjë nga dokumentet e lëshuara prej tyre për invalidët nuk është false, por i disponon të gjitha elementet e sigurisë.

Sipas Shoqatës së Invalidëve të Punës, e drejta e tyre për të udhëtuar pa pagesë është një e drejtë ndërkombëtare, ndaj nuk ka asnjë arsye që ata të kërkojnë për këtë subvencionim nga shteti.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›