E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në tregun e karburanteve ska konkurrencë

Tregu vendas i karburanteve zhvillohet në kushte jo konkurruese, duke sjellë cmime të shtrenjta për konsumatorët. Pas disa analizave të bëra në media ka ardhur edhe reagimi i Autoritetit të Konkurrencës, i cili ka dhënë vlerësimet paraprake mbi raportin "Mbi Hetimin e Thelluar në Tregun e Karburanteve".

Raporti konkludon se vihen re kufizime të konkurrencës në treg si pasojë e sjelljes së koordinuar mes ndërmarrjeve kryesore që kanë fuqi të ndjeshme në tregun e shumicës dhe ndërmarrjeve të integruara vertikalisht në tregun e shitjes me pakicë.

Autoriteti i Konkurrencës ka ftuar ndërmarrjet nën hetim të tërheqin një kopje të raportit dhe të paraqesin pretendimet e tyre në seancën dëgjimore të datës 26.12.2008. Pas përfundimit të seancave dëgjimore me ndërmarrjet nën hetim, Komisioni i Konkurrencës do të vendosë me objektivitet nëse ka pasur apo jo shkelje të Ligjit nr. 9121, "Për Mbrojtjen e Konkurrencës", duke marrë vendimet përkatëse.

Sipas ligjit për konkurrencën, në rast se kompanitë kanë lidhur marrëveshje të fshehtë me njëra-tjetrën për të fiksuar çmimin, atëherë masa e gjobës varion nga 2 deri në 10 për qind të xhiros vjetore.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›