E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronarët e pallateve që u legalizohen ndërtimet

Nga Genc Kondi
ALUIZNI shpall listen emërore dhe adresen e subjekteve me shtesa pa leje që trajtohen. Keto ndertime mund të përfitojnë regjistrim në Hipotekë 

TIRANE-Sipas Agjencisë së Legalizimeve, subjektet që kanë shlyer detyrimet financiare, në bazë të procedurave të legalizimit të objekteve me leje ndërtimi dhe me shtesa informale, mund të përfitojnë regjistrim në Hipotekë, duke qenë se kanë deklaruar objektet me shtesa pa leje që trajtohen nga ligji për legalizimet. Sipërfaqet shtesë të evidentuara (banim/shërbim/ndërrim destinacioni), si dhe vlerat monetare të pagesave, sipas përllogaritjes së kryer nga ALUIZNI për detyrimet përkatëse financiare, duket se do të favorizojnë një pjesë të mirë të bizneseve në kryeqytet, ato të cilat kanë ndërtuar pallate prej kohësh por ndërkohë nuk kanë marrë akoma edhe deklaratat e tyre hipotekore.
“Ky është një proces që ka nisur prej vitesh për legalizimin e të gjitha atyre ndërtimeve të cilat nuk prishin planet urbanistike por përfshihen shtesa pa leje nëpër pallate. Procesi ka nisur që prej muajsh dhe kjo është lista e radhës e legalizimeve” thonë për Gazetën Shqiptare zyrtarë të ALUIZNI.
Por ndërkohë nga kjo masë e ALUIZNI do të përfitojnë edhe një pjesë e mirë e të gjithë banorëve të cilët kanë marë shtepi në këto pallate dhe ende nuk kanë marrë në dorë hipotekën. Sipas ALUIZNI, kjo gjë do të ndihmojë edhe vetë biznesmenët të cilët nga ana tjetër një pjesë të mirë të këtyre pallateve dhe hipotekimeve përkatëse do të duhet ta vendosin si garanci pasuriore nëpër banka për të marrë kredi e për të zhcilluar biznesin e tyre. “Ne e dimë tashmë se një pjesë e madhe e ndëtimeve pa leje, nëpërmjet procesit të legalizimit do të jenë një bum i madh ekonomik për vendin ndaj dhe masat e marra shkojnë drejt këtij procesi” thonë zyrtarët e ALUIZNI.
Në listën e rradhës janë rreth 70 subjekte të cilat kanë përfituar nga legalizimi i shteasave pa leje nëpër pallate dhe për marrjen e hipotekës. Ndërkaq, të tjera sipas zyrtarëve të ALUIZNI janë në proces. Mes firmave të renditura në tabelë ka edhe shumë të njohura të cilat ende nuk kanë mbyllur problemet ligjore me shtetin, pavarësisht se kanë shkelur kushtet urbanistike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›