Zamir Shtylla, ish-kandidat për kryeprokuror
Burime nga kryeministria thanë se Shtylla ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Berishës. Mendohet që dosjet e rënda që ai ka ndër duar, e kanë detyruar kryetarin e PD-së që ti bëjë presion Zamir Shtyllës
TIRANE-Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Zamir Shtylla ka qenë një nga kandidaturat e kryeministrit aktual Berisha për postin e prokurorit të Përgjithshëm. Burime nga kryeministria thanë për “GSH” se Shtylla ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Berishës, tek i cili ish-presidenti ka patur besim të plotë. Mendohet që dosjet e rënda që ai ka ndër duar, e kanë detyruar kryetarin e PD-së që ti bëjë presion Zamir Shtyllës. Vetë Berisha e ka emëruar Shtyllën si prokuror dhe e ka propozuar për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Shtylla është emëruar kreu i grupit të hetimit në prokurori me dekret të Presidentit në vitin 1993, dhe President në atë kohë ka qenë Berisha. Ka hetuar dosjet kryesore të ish-funksionarëve komuniste, mes tyre dhe Nexhmije Hoxhën, dosja që bëri bujë në kohën kur u organizua gjyqi. Çështjet e fundit që i administron Shtylla janë të tilla si ajo e Remzi Hoxhës, Lulzim Bashës për rrugën Durrës-Kukës, tragjedia e Gërdecit, dosja Fazliç. Këto çështje, ende jo të konfirmuara nga organet përkatëse, kanë lidhje me zyrtarë të lartë të shtetit, duke filluar nga Kryeministri dhe familjarët e tij, deri te ministrat e qeverisë aktuale. Madje, për çështjen Fazliç, Berisha e pat sulmuar Shtyllën me anë të Nishanit. Të nesërmen e largimit të Fazliçit nga Shqipëria, ministri i Brendshëm e akuzoi Shtyllën se me një vendim antiligjor, në shkelje të të drejtave të të huajve, ka dashur ta ndalojë atë pa asnjë motivacion në aeroportin e Rinasit. Në këtë kohë, e gjithë maxhoranca sulmoi politikisht Ina Ramën dhe punonjësit e Prokurorisë së Përgjithshme si një prokurori politike.
Zamir Shtylla, duke qenë se ka si përgjegjësi mbarëvajtjen e dosjeve hetimore të prokurorëve të ndryshëm, kontrollon të gjitha dosjet e tjera. Ai ka firmosur arrestimin e dhjetëra personazheve të njohur të botës së krimit: Aldo Bare, Lulzim Berisha, Altin Lame, për bandat kriminale në Jug që masakruan punonjës të policisë dhe të SHIK-ut. Ndër dosje të famshme të tjera të Shtyllës është edhe biseda e përgjuar mes Fatos Nanos dhe Fehmi Abdiut, që në kohën kur është bërë biseda njëri ka qenë Kryeministër dhe tjetri kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, sulmoi direkt Zamir Shtyllën, i cili ka dhënë vendime me vdekje në kohën e regjimit komunist. “Në Shqipëri, 98 për qind e prokurorëve dhe gjykatësve janë të lirë, që s’kanë asnjë lidhje me atë të shkuar. Vetëm këta, vetëm ‘Zamir Shtyllat’ të cilët kanë urdhëruar lidhjen me tela me gjemba të qytetarëve në vitin ‘90 dhe zvarritjen e tyre në Sarandë, dhe që janë aty vetëm për lidhjet e shumëllojta me drejtuesit e tyre dhe për asgjë tjetër”, - u shpreh Berisha.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)