Nga protesta ne greve. Minatoret e Bulqizes ngujohen te henen

700 minatorë të Bulqizës kanë vijuar sot ditën e gjashtë të protestës së tyre duke paralajmëruar përshkallëzimin e saj, në grevë urie. Negociatat me firmën austriake që administron minierën si dhe me zëvendësministrin e METE nuk kanë sjellë asnjë marrëveshje konkrete për rikthimin e minatorëve në punë.
Minatorët prej katër vjetësh kërkojnë rritjen e pagave në masën 20 %, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve të punës ku hyjnë vendosja e një mjeku, rinovimi i teknologjisë në minierë si dhe veshjet e përshtatshme,largimin e subjekteve të tjera të palicencuara nga territori i tyre, si dhe uljen e moshës së pensionit.
Si pasojë e ndërprerjes së punës prej gati një jave në minierën e Buqizës pritet që të hënën të mbyllet uzina e ferrokromit në Elbasan, pasi lënda e parë që ajo punon, kromi nxirrej në Bulqizë.