Eleminatoret Euro 2012 fitojne Spanja e Hollanda

Fitore për Spanjën e Hollandën, ndërsa frenohet në Beograd Italia, në sfidat e tjera eleminatore të Euro-2012. Kampionët e botës dhe Europës mposhtin 2-0 Republikën Ceke në transfertë, duke arritur kështu fitoren e 7 rradhazi në grup. Juan Mata dhe Xabi Alonso, kanë vendosur takimin me golat e shënuar në minutën e 6 dhe të 23.
Sulmuesi i Chelsea është i saktë në sugjerimin e Xavi, ndërsa mesfushori i Real Madrid, shfrytëzon më së miri krosimin e David Silvas. 20 minutat e fundit cekët luajnë me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq për Hubschman. 21 pikë për Spanjën në krye të Grupit I, e ndjekur nga Cekia me 10 pikë, ndërsa në lojë është edhe Skocia.
Pikë të plota në 9 ndeshjet e Grupit E eleminator për Hollandën, që kalon 1-0 Moldavinë me golin e shënuar nga Klaas-Jan Huntelaar. Sulmuesi i Schalke 04 kalon në avantazh tulipanët 5 minuta përpara mbylljes së pjesës së parë, i gjetur saktë nga Kuyt.
Goli i 11 në këto eleminatore për Huntelaar, që i jep fund vështirësive të Hollandës për të thyer mbrojtjen e fortë moldave. 27 pikë për hollandezët, që e mbyllin fushatën kundër Suedisë, në vendin e dytë me 21 pikë.
Serbia mban gjallë shpresat për të arritur finalet e Euro 2012, duke barazuar në shtëpi 1-1 përballë Italisë tashmë të kualifikuar. Skuadra e Prandellit është befasuese me golin e minutës së parë nga Markizio. Mesfushori i Juventusit shënon përsëri, pas dopietës në Serinë A kundër Milanit.
Por barazimi serb vjen me mbrojtësin e Chelsea, Branislav Ivanovic, në minutën e 26 të takimit. Serbia pozicionohet e treta në Grupin C me 15 pikë, por nëse fiton me Slloveninë në transfertë në ndeshjen e fundit, mund të kalojë në renditje Estoninë, që pas suksesit në Belfast, kundër Irlandës së Veriut, ndodhet në kuotën e 16 pikëve.
Eno Skarço