Pronësia nuk mbrohet as në gjykatë, shtyhen edhe çështjet VIP
Tiranë- Të kërkosh mbrojtjen e pronësisë në Gjykatën e Tiranës është e pamundur! Këtë e tregojnë dhjetra dhe qindra gjyqe që janë ngritur prej mijëra ditësh e që vazhdojnë të shtyhen e pezullohen pambarimisht e për më tepër me kosto që në shumicën e rastit sprekin asnjëherë drejtësinë.
Nga 1 janari 2012 deri më 3 gusht 2012 janë 430 dosje me padi “Kërkim Sendi” në sirtaret e gjykatës së kryeqytetit, disa prej të cilave i kanë kaluar edhe mbi 4000 ditë gjykim, pa asnjë rezultet konkret.
Paditësit dhe të paditurit që përballen me njëri-tjetrin në gjykatë për ngatërresat e tyre sa i takon pronësië janë nga personat më të thjeshtë deri tek personalite të njohura, fondacione fetare, koorporata të fuqishme që operojnë në vendin tonë, institucione e deri tek qeveria.
IDEA në pamundësi për të sjellë të gjitha dosjet, pasi janë kaq shumë me një problematike kaq delikate, ka përzgjedhur disa prej tyre për të krijuar lexuesit se çndodh me këto padi.
1. Çka çel siparin e këtyre lloj padrejtësish që çohen në gjykatë është çështja e paditësit Aleksandër dhe Ilir Gvaoci kundrejt Agron Llapi, Avdulla Llapi, Bukurije Llapi etj, Dhurata Llapi, Fatime Dervishi, Luan,Ramazan Dervishi , Shpresa Dervishi, Sinan Dervishi për lirim dhe dorëzim trualli, pushimin e cënimit mbi të pronës dhe të ardhurat nga përdorimi i sendit. Dosja merr plot 4197 ditë, gjyq që shtyhet pafundësisht e për momentin ka mbetur pezull.
2. Kompania Celulare ”AMC” sh.a dhe Kompania Celulare ”Vodafone Albania” sh.a jnë paditur nga dy shtetas pasi këta të fundit pretendojnë se dy kompanitë i detyrohen një shumë prej 500.000 lekë. Çështja tani ka numëruar 1505 ditë gjykim të shtyra dhë të dështuara herë pas here, me 33 seanca pa rezultat dhe me një të 34-t që është caktuar të mbahet në datën 09.10.2012.
3. Bashkia e Tiranës, në një nga paditë e shumta ndaj saj, është paditur nga Llaqi Cetri për kallzim të një punimi të ri dhe pezullim të punimeve, shpërblim i demit të shkaktuar. Dosja ka marrë 1123 ditë e për betejen më të fundit, seanca e 23 Korrikut gjykata ska lëshuar asnjë evidencë se çfat pësoi.
4. Këshilli i Ministrave paditet nga Arben Murati, Dritan Murati, Rrapush Murati për të kthyer sipërfaqen prej 12.292 m2 ose kompesimin e saj në vlerën e plotë të tregut si dhe pagimin e dëmit të shkaktuar si pasojë e mosvlerësimit të drejtë të pronës së shpronësuar 8108 m2. Merr plot 1005 ditë dhe shtyhet sërish për në 05.11.2012.
5. Vakefi i Shenjtë i Lidhjes Hyjnore, që paditet nga plot 12 shtetas për ti kthyer një truall me sipërfaqe 2800 m2, një tjetër më 1500 m2; 2900 m2 pra gjithsej 7200 m2. Dhe të shpërblehen për dëmin e shkaktuar gjatë posedimit të tokës që pretendojnë se është e tyre. Dosja merr 596 ditë në gjykim e shtyhet për më 12 .09.2012.
Gjykata në evidencat e saj ka vënë një mesatare diku më shumë se 350 ditë për të tilla padi, por nga të dhënat e dosjeve vihet re qartë se ajo shkon shumë më tepër, aq sa zgjidhja e të tillave çëshjeve është kthyer në mision të pamundur me dhe për drejtësinë tonë!
