E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët militantë po shkelin ligjin

Sulmi

Shefi i qeverisë kërkoi dje që kryetari i PS-së, Edi Rama, të lejonte autoritetet zyrtare shëndetësore të kujdesen për grevistët, në mënyrë që shëndeti i tyre të mos varej vetëm nga mjekët militantë. Këtë thirrje kreu i qeverisë e bëri në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. “I them zotit Rama se detyra e mjekut është detyrë e vështirë, e cila kërkon para së gjithash gjakftohtësi dhe objektivitet. Mjeku ka një kod, ka një betim, nuk e zgjidh dot me militantë, nuk bind dot se ata militantë që ke vendosur aty mund ta bëjnë me korrektesë detyrën e tyre”, argumentoi Kryeministri Berisha. Sipas tij, në historinë e njerëzimit nuk ka ekzistuar kurrë një situatë, ku një parti politike mbyll dyert dhe privon nga kujdesi shëndetësor njerëzit që ka ngujuar në grevë urie. “U them atyre tre-katër mjekëve militantë, apo infermierëve, se po bëjnë një shkelje shumë të rëndë, duke shërbyer si një perde e zezë midis sistemit shëndetësor, që është i detyruar me Kushtetutë të garantojë të gjitha shërbimet ndaj grevistëve”, deklaroi Berisha, duke ju drejtuar ekipit socialist të mjekëve, që drejtohen nga Sabit Brokaj.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›