E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim me delegacionin e Arabisë Saudite

Topalli

Klima ekonomike në Shqipëri është një nxitje për investime gjigante thanë dje përfaqësuesit e grupit parlamentar të miqësisë Arabi Saudite-Shqipëri, në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Deputetët e Parlamentit saudit, vlerësuan rolin e Kryetares së Kuvendit në forcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve, dypalëshe. Ata i përcollën përshëndetjet e përzemërta të Kryetarit të

Parlamentit saudit, por edhe të Mbretit dhe Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, si dhe zyrtarëve më të lartë, së bashku me ftesën për një vizitë në vendin e tyre. Kryetarja e Kuvendit tha se pret me shumë kënaqësi një vizitë sa më të afërt të Kryetarit të Parlamentit të Arabisë Saudite. Përfaqësuesit e delegacionit u shprehën se “Kryetari i Parlamentit e ka pritur me shumë kënaqësi ftesën e bërë dhe është mjaft i gëzuar, që së shpejti do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizitë që do të ketë një domethënie konkrete bashkëpunimi”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›