E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria të dëgjojë opozitën e të reflektojë

PASOK

Njëmbëdhjetë ditë ngujim në çadrën e grevës së urisë kanë thyer heshtjen e përgjithshme, duke nxitur solidaritetin e së majtës europiane. Zyra e shtypit e Partisë Socialiste ka shpërndarë dje një mesazh mbështetjeje të ardhur nga socialistët grekë të PASOK, i cili i bën thirrje edhe qeverisë shqiptare që të bëjë transparencën e zgjedhjeve. “PASOK dëshiron të shprehë solidaritetin e tij me anëtarët e PS të Shqipërisë, të cilët janë në grevë urie për të kërkuar transparencën dhe ndershmërinë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme. PASOK i bën thirrje qeverisë shqiptare të dëgjojë zërat dhe shqetësimet e opozitës dhe të veprojë në mënyrë konstruktive pa humbur më kohë”, citon zyra e shtypit të PS, mesazhin e PASOK. Ky është mesazhi i parë politik që i vjen si mbështetje politike selisë rozë në këto momente të vështira ballafaqimi me shumicën në pushtet.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›