E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Eisenhower ka pasur tri takime me jashtëtokësorët!

Ish-presidenti amerikan, Dwight D. Eisenhower, ka pasur tri takime sekrete me jashtëtokësorët. Presidenti i 34-të i SHBA-së i ka takuar jashtëtokësorët në një bazë të largët ajrore në New Mexico, në vitin 1954, sipas akademikut dhe autorit Timothy Gud.

Eisenhower dhe zyrtarë të tjerë të FBI-së thuhet se e kanë organizuar takimin me krijesat e hapësirës, duke dërguar porosi telepatike. Një prej takimeve u bë në bazën “Holloman Air Force”, ku ka pasur shumë dëshmitarë. Kjo është hera e parë që një akademik dhe ish-këshilltar i Kongresit e Pentagonit bën publike një deklaratë të tillë.

Në emisionin e Frank Skiner, në BBC2, Gud tha se qeveritë rreth botës kanë pasur kontakte të rregullta me jashtëtokësorët për shumë dekada. I pyetur pse jashtëtokësorët nuk takojnë dikë të rëndësishëm, si presidentin Barack Obama, për të qenë më të besueshëm, Gud tha se në fakt “është e sigurt se në vitin 1954, Presidenti Eisenhower ka pasur tri takime me jashtëtokësorët”.

Eisenhower, i cili ishte president nga viti 1953deri në vitin1961, njihej si besimtar i fortë i jetës në planetë të tjerë. Takimi i parë ka ndodhur me jashtëtokësorë me pamje “nordike”, por marrëveshjet janë “nënshkruar” me një racë të quajtur “Alienët Gri”.

Sipas dokumenteve të klasifikuara të nxjerra nga ministria britanike e Mbrojtjes në vitin 2010, Winston Churchill ka urdhëruar që kontakti me UFO-t të mbahej sekret, pas raportimeve nga forcat ajrore se kishin hasur një UFO, ndërsa fluturonin nga Gjermania në Francë.

Churchill thuhet se ka diskutuar me Eisenhowerin se si të reagojë ndaj dëshmive për UFO-t.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›