Edi Rama hap fushatën në Vlorë, buçasin rrugët
Qyteti i Vlorës ka qenë për gjithë ditën sot nën pushtetin e altoparlantëve të tre furgonave të ardhur nga Tirana për të hapur fushatën elektorale të PS nën sloganin Vullnetarët e Bashkimit të ri për ndryshim. Përveç tyre në shërbim të kësaj ideje kanë qenë edhe disa tenda të hapura në pika të ndryshme të qytetit ku djem dhe vajza të rinj shpërndanin fletë palosje të ndryshme dhe njoftonin për takimin e orës 16 që do të bënte kryetari I tyre I madh nga Tirana Edi Rama.
Për rreth një orë furgonat me altoparlant kanë qëndruar pranë godinës së universitetit dhe në rrethrrotullimin e Skelës gjë që ka sjellë edhe shqetësim për kalimtarë të ndryshëm dhe veçanërisht për banorët e pallateve aty pranë që kërkonin largimin e altoparlantëve që kishin ngritur zërin në kupë të qiellit. Në krye dhe në organizim të gjithçkaje ka qenë vetë Saimir Tahiri që në asnjë çast nuk e ka hequr telefonin nga veshi, duke dhënë udhëzime në çdo moment. Sipas këtyre vullnetarëve por edhe organizatorëve nga PS e qytetit, thirrja e tyre u drejtohej të gjithë qytetarëve vlonjatë, pa dallim partiak për tu bërë pjesë e bashkimit që do të sillte ndryshimin e vërtetë në vend. Ndërkohë kishte qytetarë që sloganin e ri të PS e përngjasonin me atë të PD në fushatën e kaluar kur kërkohej po ashtu ndryshim.
Email This Klikime: 4
Email This Klikime: 4