Drejtuesit e universitetit të Elbasanit: Protesta e studentëve, politike
Ndryshe nga studentët e Universitetit të Tiranës, të cilët përveç protestave kanë bojkotuar edhe mësimin, studentëve të Universitetit të Elbasanit, Dega Gazetari u dështoi protesta e paralajmëruar. Kjo protestë u iniciua për çështjen e diplomave pas përfundimit të studimeve. Pjesëmarrja ka qenë shumë e dobët, po ashtu nuk është mbështetur as nga degë të tjera të këtij Universiteti.
Protesta është mbështetur vetëm nga përfaqësues të Lëvizjes Rinore për Integrim. Studentet kanë kërkuar që të pajisen me diploma dhe jo me certifikata në fund të vitit të tretë. Me pankarta dhe fotokopjet e "diplomave" në duar ata kanë bllokuat për 30 minuta portën e godinës universitare. Ndërsa në pankartat prej kartoni shkruhej: "Zbatoni Kartën e Bolonjës!", "Ndjehemi të mashtruar!", "Duam diploma dhe jo letra pa vlerë. Por, shefi i Departamentit të Gjuhë - Letërsisë dhe Gazetarisë, prof Albert Riska tha se protesta e studenteve duket sikur është e manipuluar politikisht, pasi ata që në fillim të vitit të tyre të ri akademik janë të njohur me kryerjen e studimeve, sipas kartës së Bolonjës. "Studenteve të Elbasanit iu është bërë e qartë se në fillim do të ndjekin ciklin e parë të studimeve, ku në fund studenti pajiset me një certifikatë. Certifikata lejon studentin të ndjekë ciklin e dytë të studimit, atë që quhet Master i Nivelit të Parë. Mbas përfundimit të ciklit të dytë që është plus njëshi, studenti pajiset me diplome", shtoi Riska. Ndërsa, Rektori i Universitetit, Prof. Dr Liman Varoshi ka pohuar se, "së shpejti presim që të hapim edhe Master të Nivelit të Dytë, ku studentët jo vetëm të gazetarisë, por edhe të degëve të tjera që janë me sistemin e kartës së Bolonjës të kenë mundësi të përfundojnë të plotë studimet 3 plus 2.
Email This Klikime: 10
Email This Klikime: 10