E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet çmimi i naftës në tregjet botërore

Nafta bruto Brent e Londrës ka prekur pikën më të ulët në dy javët e fundit, pranë 111 dollarë për fuçi ose e përkthyer ndryshe, me rënie rreth 3 dollarë, për shkak të pesimizmit se ekonomia globale do të ngadalësojë ritmin, si pasojë e katastrofës japoneze.

Në uljen e çmimit të saj po ndikon edhe qetësimi i situatës në rajonin e Lindjes së Mesme. Nafta bruto Brent e Londrës për prillin ra me 2.4 për qind në 111.16 dollarë për fuçi, dhe kjo është vlera më e ulët që nga 25 shkurti. Ndërkohë nafta bruto amerikane për prillin ra me 1.58 dollarë në 99.58 dollarë për fuçi. Në tregjet energjetike situata që imponon Japonia i bën ato të mendojnë se në terma afat shkurtër do të ketë reduktim të kërkesës nga konsumatori i tretë në botë, për pasojë të dëmtimit të infrastrukturës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›