Mjekët, qytetarët dhe qeveria
Edmond Arizaj
Krijues” të kësaj mëdyshjes, nëse janë mjekë apo kriminelë janë edhe pacientët, edhe qytetarët, edhe qeveria, edhe gazetarët. Pra, të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare kanë marrë, apo marrin pjesë aktive në ndërtimin e psikologjisë së përgjithshme aktuale, se një bluzë e bardhë është një makineri, që merret me rrjepjen e lekëve nga xhepat e hallexhiut. Dhe kjo psikologji e vrazhdë as e mendon më, nëse e ka menduar ndonjëherë, se mjeku është edhe humanist, pa është edhe njeri, po ka edhe grua e fëmijë shokë e miqësi, e mbi të gjitha është intelektual, pavarësisht se nuk jep mendje në gazeta e televizione për politikë e për ambient. Mendohen këta mjekë si ca organizma kibernetikë, që u është dhënë një komandë dhe ata symbyllas e zbatojnë, deri në shkatërrim.
Dhe nis gjithçka nga pacientët. Po, po tek pacientët. Ti që je duke lexuar këtë shkrim a të ka lidhur ndonjëherë puna me spitalet dhe me mjekët? Besoj se po. Eshtë gati e pamundur për jo-në. A je ankuar ndonjëherë tek shefi i pavijonit pse sanitarja bën “naze” për ta pastruar dhomën? A je ankuar ndonjëherë tek shefi i pavijonit, pse infermierja të sheh nga duart pasi mbaron gjilpërën? A i ke thënë vetes ndonjëherë se do të shkoj në spital, sepse gjithçka është falas, nuk do të marr asnjë lek me vete; apo je kujdesur më parë të mbushësh portofolin qoftë edhe me borxh, me mendimin se “atje” nuk çan dot pa lekë.
Pas pacientëve, vijnë qytetarët, që ende nuk janë bërë pacientë, me mendimin e tyre problematik se “nuk shkoj dot të bëj një vizitë se atje të rrjepin”. “Nuk shkoj në spital se s’kam lekë”. “Doktorët vetëm të marrin lekët dhe të sëmurin më shumë”, etj., si këto. As nuk po e përmend faktin e shëmtuar se janë të njëjtët që paguajnë pa u ndier muaj për muaj aforfetë e dritave, janë të njëjtët, që s’bëzajnë kur u ngrenë çmimet e ushqimeve e të karburantit, janë të njëjtët kur hedhin lekë për çdo shërbim tjetër shtetëror falas. Dhe vetëm ankohen. Dhe vetëm ankohemi. Na shpërthejnë fshatrat me 26 të vdekur, vetëm ankohemi. Na zënë pallatet brenda me tre të vdekur, vetëm ankohemi. Na vetëvriten të njohur e të panjohur, vetëm ankohemi. Zërin nuk e ngremë asnjëherë. Se kush do ta rregullojë nuk dihet.
Sepse edhe qeveria që vjen pas qytetarëve as e ka vënë ujin në zjarr për mjekët. Ato përrallat me ngritje rrogash nuk i ha as një fëmijë, kur një mjek merr më pak se një nëpunës i rëndomtë, i panjohur, i parrezikuar i shtetit. Mjeku nuk është i rëndomtë, ka shumë përgjegjësi mbi vete. Mjeku nuk është i panjohur. Përditë e njohin njerëz të rinj dhe po kështu çdo ditë pasardhëse. Mjeku nuk është i parrezikuar. Ai është çdo orë përballë rrezikut. Rrezik për pacientin e sëmurë, rrezik për vete, rrezik nga rreziku. Ai është çdo ditë në këmbë. Ka nga ata që janë edhe 12 orë në këmbë, me bisturi në dorë, nën tension duke luftuar me vdekjen, për jetën. Por këto qeveria nuk i vlerëson, as i mendon. Madje, një mjek që drejton qeverinë i ka harruar. Ka harruar se në ç’kushte punojnë këta njerëz. Që askush deri më sot nuk i ka quajtur heronj.
As ne, gazetarët, që vijmë të fundit në këtë renditje, por që mund të jemi edhe të parët. Sepse me shumë zell i kemi paraqitur dy-tre arrestime mjekësh si kapjen e djallit për brirësh. Dhe një gjë të tillë nuk e kemi bërë hiç në të tjera raste, me shuma më të mëdha parash. Sepse natyrisht ata, të tjerët, janë ca parazitë që kanë përfituar nga ky shtet, ndërsa mjekët janë emra të njohur dhe shesin më shumë. Por edhe shkatërrojnë më shumë. Sepse trajtimi kriminal që u është bërë mjekëve nga çdo kategori tjetër shoqërore, mund edhe t’i ketë inatosur ata. Mund që nesër edhe të na presin në spital me këmbët e para. Mund edhe të urrejnë çdo pacient që u hyn në derë. Mund edhe ta shkelin me këmbë Hipokratin dhe betimin e tij. E nga ana tjetër, çdo qytetar, apo çdo pacient sheh tek një bluzë e bardhë një hajdut të rëndomtë xhepash. Nuk sheh njeriun që pak më parë i shpëtoi jetën, njeriun që pak më parë e liroi nga dhimbjet, njeriun që i zgjati jetën. Njeriun që hyn në të pëgërat e tij për ta shpëtuar. Kjo është puna e tij natyrisht. Por çdo punë ka mënyra e mënyra për t’u bërë. Ajo e mjekëve ka vetëm një mënyrë. Ne shohim vetëm “kriminelin” tek mjekët. Sepse nuk kemi parë heroizmin. Apo nuk na e kanë treguar atë.
Vetëm një historizë të vogël në mbyllje: Një njeri u sëmur rëndë dhe e shpëtoi vetëm një mjek. E pyeti njeriu se sa pare donte. Mjeku iu përgjigj thjesht: Gjysmën e gjysmës së atyre, që kishe në mendje kur ishe sëmurë.