E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi, bora mbulon qarkun

 

PESHKOPI - Mbrëmja e së mërkurës ka zbardhur Qarkun e Dibrës. Reshjet e dëborës shkaktuar nga temperaturat e ulëta kanë mbuluar jo vetëm zonat e thella, por dhe qytetet. Megjithëse trashësia e saj deri në orët e mesnatës nuk ishte e lartë mësohet se janë krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve, si në rrugën nacionale Milot-Peshkopi ashtu dhe në rrugët rurale të rretheve Dibër, Mat e Bulqizë. Temperaturat e ulëta të ditës së djeshme krijuan një terren ku dëbora nuk shkrihej dhe prania e saj në rrugë vështirësonte lëvizjen e makinave. Burime pranë shtabit të emergjencave civile në Prefekturën e Dibrës sqarojnë se situata nuk duhet dramatizuar dhe se ndërmarrja e rrugëve nacionale dhe drejtoria e rezervave të shtetit kanë marrë masat e duhura për situatën dimërore. Sasi të mëdha kripe e skoriesh janë gjendje në segmente më problematike dhe rezerva të konsiderueshme ushqimesh janë gjendje në magazinat e rezervave të shtetit në Komësi, Maqellarë e Kastriot.                                    h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›