Mjekët, rritje page 8 deri në 10 mijë lekë
Autori i Lajmit: red.
Bluzat e bardha do të përfitojnë një rritje të konsiderueshme page. Vendimi për rritje të pagës së mjekëve mesatarisht në 8 mijë lekë të reja u mor në mbledhjen e fundit të qeverisë. Nisur nga kushtet dhe vështirësia në punë , mjekët dhe infermierët e Infektivit në Spitalin “Nënë Tereza” do të jenë më të privilegjuarit për rritje të pagës. Qeveria mori dje vendimin që do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit që po vjen. Në total bëhet fjalë për 92 punonjës të këtij shërbimi. Nga sa ka përcaktuar qeveria për mjekët, duke nisur që nga shefi i shërbimit e deri te mjekët radiologë, që trajtojnë të sëmurët me HIV/AIDS, shtesa në pagë do të jetë 8 mijë lekë. “Shtesën për kushte pune, në masën 8 000 (tetë mijë) lekësh, që përfitojnë punonjësit e shërbimit infektiv në QSUT, e përfitojnë edhe mjekët me tituj e grada shkencore, që janë pjesë e këtij shërbimi, të cilët trajtohen me pagë me vendimin nr.1231, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve mbështetës në institucionet buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucioneve buxhetore”, thuhet në vendimin e qeverisë. Ndërsa për personelin e mesëm, ku përfshihen kryeinfermierë shërbimi, kryeinfermierë reparti e infermierët e thjeshtë, shtesa në pagë do të jetë 10 mijë lekë. “Duke qenë se HIV /AIDS konsiderohet një infeksion madhor për nga vdekshmëria e sigurt dhe për nga kompleksiteti i ndërlikimeve që paraqet, kërkohet impenjim i lartë profesional dhe është menduar shtesa duke u bazuar në kushtet e punës”, thuhet në vendim. Sa i përket stafit të mesëm, nga përllogaritjet e bëra nga Ministria e Shëndetësisë, për shtesën për kushte pune prej 10 mijë lekësh, përfitojnë 74 punonjës, me një efekt financiar 6 milionë në vit. “Ndërsa sipas llogarive për mjekët që përfitojnë shtesën për 8 mijë lekësh, përfitojnë 18 punonjës me një efekt 2 milionë lekë”, saktësohet në vendim. Pjesë e kësaj shtese është edhe ajo për kualifikim master. Aplikimi i kësaj shtese do të nisë në muajin korrik të vitit 2009. “Punonjësit me arsim të lartë, në sistemin shëndetësor, të cilët trajtohen me pagë, sipas lidhjes nr.1 (krerët 1.2, 1.3, 1.4, 1.5, 1.6, 1.7, 1.8, 1.9 e 1.10), si dhe punonjësit me arsim të lartë të personelit jomjekësor, që trajtohen në pagë, sipas lidhjes nr.1, kreu 1.1, përfitojnë shtesë për kualifikimin, gradën apo titullin shkencor, në masën e përcaktuar”. Gjithashtu në vendim saktësohet se punonjësit e personelit mjekësor, që trajtohen me pagë, sipas lidhjes nr.1, kreu 1.1, përfitojnë shtesën për kualifikimin “Master i nivelit të dytë/studime të thelluara pasuniversitare/studime specializuese afatgjata”. Strukura e re e pagave do të palokohet për punonjësit me arsim të lartë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik nr.1 e nr.2, Tiranë, Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive, “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, Klinikën Stomatologjike Universitare, Tiranë, Spitalin Ushtarak Qendror Universitar, Tiranë”, zëvendësohet me kreun me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Sipas vendimit të qeverisë efekti financiar, për paga e sigurime shoqërore, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, për shtesën për kushte pune të punonjësve të shërbimit infektiv në QSUT, të fillojë nga data 1 janar 2009 dhe të përballohet nga fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, të vitit 2009, miratuar për sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky lajm është publikuar: 26/12/2008