Virozat e stinës, më të prekurit fëmijët e periferisë
Autori i Lajmit: red.
Me uljen e temperaturave kanë ardhur edhe shqetësimet e para. Ndryshimi i herëpashershëm i tyre, ajri i lagësht, janë disa nga shkaqet që kanë sjellë virozat stinore. Raste të shumta janë paraqitur në spitalin pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Rastet po vijnë gjithmonë e në rritje. Mjekët bëjnë me dije se, më të prekurit janë fëmijët që vijnë nga periferia, nga zona e Babrrusë, Bathores, Saukut dhe të paktë janë ata që vijnë nga qendra e Tiranës. Shkak është infrastruktura, mungesa e higjienës dhe mosmarrja e vaksinës antigrip. Ata thonë se çdo ditë janë hapur rreth 150 kartela, çka do të thotë se gjendja paraqitet e rëndë, por që nuk ka vend për panik. Virozat mund të përsëriten shumë herë gjatë vitit, sidomos kur kemi të bëjmë me ndryshime të shumta të motit në pranverë dhe në dimër. Ata që janë prekur më shumë nga infeksionet virale kohët e fundit janë fëmijët nga 0-12. Vetë prindërit thonë se fëmijët ankohen se kanë temperaturë, dhimbje koke, djersitje, të vjella dhe se këto shqetësime i kanë pasur vetëm ditët e fundit. Por, në rrezik nuk janë vetëm fëmijët, sepse virozat mund të prekin edhe moshat e treta, të cilëve iu mungon imuniteti. Probleme të tilla nuk janë shfaqur vetëm në qytetin e Tiranës, por edhe nëpër rrethe, në spitalet e të cilëve ka fluks të madh vizitash. Prindërve iu rekomandohet që të jenë të kujdesshëm në vaksinimin e fëmijëve të tyre dhe t i mbajnë fëmijët nën kontrollin e mjekëve. Virozat, -thonë mjekët-, janë sëmundje ngjitëse, mund të transmetohen në rrugë aerogjene, gjatë qëndrimit në ambjentet publike. Shenjat e virozave janë kolla e thatë, temperatura e lartë, të vjellat, këputja e trupit, mungesa e oreksit, dobësia. Infeksionet virale shkaktohen nga streptokoku dhe stafilokoku, të cilët pasi veprojnë ulin rezistencën e trupit të njeriut. Virozat mund të jenë të rrezikshme dhe japin ndërlikime të rrugëve të frymëmarrjes si dhe infeksione të veshit. Për virozat nuk ka një mjekim specifik, mjekët këshillojnë që të shmangin lëngjet tepër të ftohta dhe ato tepër të nxehta, veshja duhet të jetë normale, për uljen e temperaturës mjekët këshillojnë paracetamolin. Nuk dihet nëse në ditët në vazhdim do të vazhdojë një fluks i madh pacientësh, por mjekët thonë se me uljen e temperaturave gjithnjë vihet re një rritje e numrit të pacientëve dhe në këto ditë festash mjekët do të jenë të gatshëm të presin qytetarët.
M.Xibraku
Ky lajm është publikuar: 26/12/2008