"Ne tunele ka pasur dhe raketa"
E njeh me shume se kushdo faktin se c'do te thote te shpertheje nje depo me armatim e eksploziv. Ka sherbyer te pakten per dy vjet ne kete zone, te cilen e cileson si te minuar, nderkohe qe e quan nje gabim te madh reformen dhe nxjerrjen ne lirim te eksperteve dhe oficereve te vjeter te ushtrise, duke i zevendesuar me te rinj. Duke shprehur keqardhjen per kete ngjarje te rende katastrofike, Islam Doku, rreth 45 vjec, aktualisht polic privat ne nje prej objekteve ne bulevard dhe prane Kryeministrise, rrefen per gazeten "Koha Jone" per kete zone te minuar, qe kercenon prej vitesh mijera banore.
Si e mesuat ngjarjen?
Ketu ku sherbej kam nje televizor te vogel. U shokova, pasi bashke me nje ish-koleg degjuam per shperthimin e depove ne fshatin Gerdec. Mendoj qe permasat jane tragjike, sepse aty ka tunele plot e perplot me armatim e eksploziv.
Ju keni sherbyer ne kete zone?
Po, kam sherbyer edhe aty edhe ne Rinas, ku mbaheshin avionet e vjeter tip "Mig". Por mund te them se ne Gerdec eshte nje zone teper e rrezikshme dhe e minuar. Njihet si nje nga repartet me aktive dhe me te populluara me armatime.
Ne cilen periudhe keni sherbyer?
Nuk kam qendruar per shume kohe. Ne vitet '82-'83 kam kryer sherbim ne kete zone dhe duhet te ishim teper te kujdesshem sepse kishte lloj-lloj armatimesh te rrezikshme.
Ne Gerdec ka magazina, depo apo tunele?
Ka edhe ndertesa te repartit ushtarak apo atij te tankeve. Por gjenden edhe 6 tunele shume te rrezikshme e te mbushura plot e perplot me armatime, te pakten para viteve '90-te. Pasi me pas jam marre me aktivitet privat dhe nuk e di gjendjen.
Cfare mbahej ne keto tunele?
Mund te them se mbaheshin kryesisht predha dhe eksplozive te disa llojeve. Por me aq sa kemi ditur, pasi te dhenat ishin sekrete.
Flitet se ne keto tunele ka edhe raketa te tipit toke-toke, apo toke-ajer. Sa e vertete eshte kjo?
Mund te them se ne kohen kur kam sherbyer kishte te dhena se ne tunele gjendeshin edhe nje numer i konsiderueshem raketash. Nuk e di se sa, por ka pasur dhe nese ato gjenden atje, ne rast shperthimi mund te jete nje katastrofe. Uroj qe te kete sa me pak viktima dhe te mos kete shperthime te tjera ne tunele.
Sa te rrezikshme jane keto raketa nese shperthejne?
Me shume se te rrezikshme, pasi kane rreze veprimi te gjere dhe eksplodimi shkakton jo vetem viktima, por edhe nje rrezik per shkak te mbetjeve atomike.
Artur Qoraj
"Jane asgjesiar 46 mije tone armatime"
Qe pas viteve '90-te, Shqiperia ka arritur te asgjesoje rreth 46 mije ton municione te trasheguara nga e kaluara, ndersa vazhdon procesin e shkaterrimit ne mase te armeve te ndryshme. Ky eshte edhe nje nga kushtet e vendosura nga NATO si pjese e standardeve qe duhen plotesuar per anetaresim ne strukturen euroatlantike. Asgjesimi i armatimeve te mbetura shihet edhe si "bilete" per anetaresimin ne aleance ne prag te samitit qe do te zhvillohet me 2-4 prill te ketij viti, ne Bukuresht te Rumanise. Por Shqiperia ka qene nje nga vendet e para qe ka shkaterruar 16 mije tone lende kimike te rrezikshme ne korrik te vitit te kaluar nepermjet programit Nun-Lugar te miratuar nga Kongresi i SHBA-ve.