E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shperthimi na ndau makinen me dysh"

Perqafon fort bashkeshortin e saj si dhe dy miqte, me te cilet do te kalonin nje dreke ne Durres. Nuk e di as vete se si ka shpetuar. Rozeta Parapani tregon momentet e para te shperthimit, teksa ishte duke drejtuar makinen e saj. Nuk e di as vete se si ka shpetuar. Gjithcka i duket si nje film horror. Gruaja, rreth te 40-ve, tregon momentet qe ka fluturuar ne ajer me makinen e saj dhe me pas eshte hedhur ne toke.
Ku ishit ne momentet qe ndodhi ngjarja?
Isha ne makine, duke ecur. Ishim dy cifte qe do te shkonim ne Durres per te ngrene nje dreke. Une isha duke drejtuar makinen. Kur papritur degjojme nje shperthim.
Sa afer ndodheshit me depon dhe cfare pate?
Ishim shume afer me depon e kishim ne krah, le te themi. Nje flake te madhe. Pervec flakes, gjithcka u be nje tym i madh, nga i cili nuk mund te shihje fare. Barut si dhe te gjitha pislleqet qe ndodhen aty na rane mbi koke. Mezi shihnim.
Sa shperthime pati realisht?
Tre shperthime kemi degjuar. Fillimisht, pame nje flake, me pas nje shperthim te lehte dhe pas ketij dy te fuqishme qe na tronditi te gjitheve.
Ne momentet qe ndodhi shperthimi, si e manovruat makinen?
Ishte shume e tmerrshme, as vete s'e dime se si kemi shpetuar. Makina u ngrit gati 10 metra ne ajer lart nga vala e madhe e shperthimit. Me pas rame ne toke ku edhe u nda makina ne dysh. Me pas makines i eshte thyer xhami i pare, i cili na ka rene ne trup.
Si dolet nga makina?
Shqyem dyert, pasi pame qe ishim mire. Dyert mezi na jane hapur se ishin prishur.
Pasi dolet nga makina ku shkuat?
Ishim te trembur se nuk e dinim se cfare te benim. Anash autostrades kishim nje kanal. Aty jemi futur menjehere ku edhe kemi ndenjur perreth 30 minuta. Shperthimi vazhdonte te ishte edhe me i fuqishem sesa ne fillim. Cifla na binin ne koka.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›