Qumësht të hapur apo qumësht në kuti?
Në Shqipëri qumështi konsumohet i hapur ose në kuti.
Po cili është ndryshimi i qumështit të hapur dhe qumështit në kuti?
*Qumështi në shishe transparente shitet në çdo vend dhe shumë prej tyre të pakontrolluar, në këtë mënyrë ai është i ekspozuar në dritë
dhe kjo shkakton humbjen e vlerave të tij ushqyese. Është e vërtetuar së Vitaminat: A, B dhe C pësojnë humbje të konsiderueshme.
*Qumështi i hapur përmban baktere të rrezikshme. Për këtë arsye konsumatori është i detyruar ta ziejë atë. Zierja e qumështit është një proces tjetër, i cili shkakton humbjen e vlerave ushqyese.
*Qumështi i hapur nuk mund të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë frigoriferit, sepse ndodh denatyrimi i proteinave dhe si rrjedhim, prishja e tij. Ky qumësht, që ju mendoni se e blini të freskët, "freskia" e tij nuk zgjat gjatë.
*Qumështi në kuti shitet në dyqane dhe është një qumësht me një ambalazh të sigurt, të paketuar mirë dhe i paekspozuar ndaj dritës.
Kjo bën që të ruajë vitaminat: A, B dhe C.
*Qumështi në kuti është një qumësht i ambalazhuar në një formë
të sigurt që nuk bie në kontakt me ajrin. Duke mos rënë në kontakt me ajrin, nuk bie në kontakt me bakteret. Qumështi në kuti gjatë ambalazhimit i është nënshtruar procesit UHT. Procesi UHT është proces ku qumështi ngrohet për pak sekonda në temperaturë nga 135-150 gradë. Procesi UHT (Ultra High Temperature) garanton ‘‘vrasjen‘‘ e të gjitha baktereve dhe një qumësht të sigurt. Gjithashtu, ky proces nuk shkatërron asnjë prej përbërësve ushqimorë të qumështit. Pra ruan vlerat e tij ushqyese.
*Qumështi në kuti "jeton" për një kohë më të gjatë jashtë frigoriferit. Më kryesorja është që ky qumësht nuk ka nevojë të zihet. Duke mos pasur nevojë të zihet, ruhen të gjitha vlerat e tij ushqyese.
Konsumi i qumështit:
Qumështi është një ndër elementet kryesore të përditshme ushqimore. Qumështi mendohet se konsumohet nga 85% e popullsisë së botës, si një ushqim i përditshëm dhe rreth 90% e popullsisë e përdorin minimumi njëherë në javë në një apo në një formë tjetër.
Format e konsumit të qumështit:
Format apo mënyrat në të cilat konsumohet qumështi janë të ndryshme, në një gotë qumësht normal, kapuçino, makiato, ëmbëlsira të ndryshme gjalpë, kos apo dhe disa qindra mënyra të tjera. Pra me siguri do thoshim se pa të gjitha këto gjëra nuk mund të jetonte njeriu.
Vlerat ushqyese të qumështit:
Është vërtetuar se qumështi përmban shumë elemente thelbësore të cilat marrin pjesë në formimin e trupit të njeriut. Vlerat ushqyese që përmban qumështi i lopës janë: 3.4 % proteina, 3.6 % yndyrë, 4.6% laktoze dhe 0.7 % minerale të ndryshme si kalcium etj... Gjithashtu ofron 66 kilo kalori për vetëm 100 gramë.
Rëndësia e qumështit për trupin e njeriut:
Qumështi përmban elemente thelbësore ushqyese, për njeriun nënkuptohet se merr pjesë në disa procese aktive për organizmin tonë.
1. Qumështi balancon lëngjet në organizëm.
2. Qumështi merr pjesë në formimin dhe forcimin e trupit të njeriut.
3. Qumështi forcon kockat.
4. Qumështi është antistres, sepse ul presionin e gjakut.
5. Qumështi mban linjat e trupit
6. Gjithashtu përbërësit e qumështit pastrojnë lëkurën dhe ndikojnë për flokë të shëndetshëm.
Konkluzioni është i qartë:
qumështi është i pazëvendësueshëm, i shëndetshëm dhe ushqyes.
Por një ndër pikat kyçe për të konsumuar qumështin është dhe freskia dhe garancia e këtij qumështi.
Qumështi në kuti ambalazhohet nga Tetra Pak, një prej liderëve botëror të ambalazhimit të sigurt në kuti.
Tetra Pak garanton, që paketimi në karton mbron qumështin nga drita dhe Oksigjeni.
Nëse tani shtrojmë pyetjen,
qumësht të hapur apo qumësht në kuti?
Pini qumësht të përpunuar termikisht dhe të ambalazhuar në një kuti kartoni, sepse është qumësht që garanton shijen, vlerat ushqyese dhe sigurinë e shëndetit tuaj.