E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro, monedha europiane do ta marrë shpejt veten

Deklarata

“Rënia e vlerës së euros është një fakt shqetësues, por monedha e përbashkët europiane do ta marrë veten shumë shpejt”, ishin këto fjalët e ministrit të Financave gjermane, Wolfang Schaeuble, në një intervistë për të përditshmen “Bild am Sonntag”, duke saktësuar se rënia e saj është thjesht një çështje kohe. Ai shtoi më tej nevojën e Gjermanisë për të konsoliduar financat e saj. “Unë them se ajo çka ka ndodhur me euron këta muajt e fundit na ka shqetësuar të gjithëve, por monedha e përbashkët europiane do të arrijë shumë shpejt në vendin që i takon. Në një periudhë afatmesme, deficiti i lartë i qeverive federale, shtetërore dhe lokale duhet të reduktohet për të shmangur pasojat me inflacionin”, tha ai. Për euron ky është momenti më i keq që po kalon që nga vitit 2001.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›