E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Skënderbej”, Bashkia padit Ministrinë



TIRANE - Bashkia e Tiranës paditi në gjykatë urdhrin e Ministrisë së Mjedisit për pezullimin e punimeve në Sheshin “Skënderbej”. Pas një padie të parë të bërë në gjykatë para disa javësh, Bashkia e Tiranës ka dërguar në gjyq ankimin e dytë kundër urdhrit të Inspektoriatit të Mjedisit, i cili ka gjobitur me 2 milionë lekë Bashkinë e Tiranës dhe ka urdhëruar edhe pezullimin e punimeve në Sheshin “Skënderbej”. Në padinë e dytë të Bashkisë së Tiranës, kërkohet pezullimit i gjobës dhe i urdhrit të Inspektoriatit të Mjedisit derisa gjykata të shprehet në mënyrë përfundimtare mbi ligjshmërinë e këtyre akteve. Bashkia e Tiranës, në kërkesën për shfuqizimin e urdhrit të ministrisë, shprehet se të gjitha punimet dhe projektet në Sheshin “Skënderbej” janë bërë me dokumentacionin e nevojshëm për çështjet mjedisore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›