Mlladic gjenerali i pameshirshem dhe arrogant

Gjenerali Ratko Mlladic njihej per karakterin e tij te pameshirshem. Digjuani trute urdheronte ai ne nje rast kur njerezit e tij bombardonin Sarajeven me artileri.
Edhe arroganca e Mlladicit ishte legjendare. Ai e quante veten Perendi dhe mbante nje kope te vogel dhish te cilave u kishte vene emrat e udheheqesve perendimore qe urrente.
Mlladici ishte numri nje ne listen e personave te kerkuar nga Gjykata e krimeve te Luftes se bashku me partnerin e tij te krimit Radovan Karaxhic.
69-vjecari Mlladic i kishte shpetuar arrestimit qe nga viti 1995 kur Gjykata e Hages ngriti akuzat kunder tij.
Menjehere pas rrezimit te Milloshevicit nga pushteti ne vitin 2001 Mlladici nisi te fshihej.
Por ditet e tij ne fshehje ishin te numeruara pas kapjes se Karaxhicit nga forcat serbe me 21 korrik 2008 ne Beograd.
Me ne fund Presidenti serb Boris Tadic njoftoi sot se Mlladici ishte arrestuar.
Nese nxirret para gjyqit dhe shpallet fajtor Mlladici perballet me burgim te perjetshem denimi maksimal qe mund te jape Gjykata e Hages.
I lindur ne vitin 1942 ne fshatin Kalinovik te Bosnjes Mlladici u edukua ne Jugosllavine e Titos dhe u be oficer i rregullt ne Ushtrine Popullore Jugosllave.
Ne maj 1992 Kuvendi i Serbeve te Bosnjes votoi per krijimin e nje ushtrie dhe emeroi komandant te saj Gjeneralin Mlladic.
Ai shihet si nje nder ideatoret kryesore te bllokades se eger te Sarajeves.
Luften e Bosnjes ku u vrane me shume se 100 mije njerez dhe u zhvendosen 18 milion te tjere Mlladici e pa si nje rast per tu hakmarre ndaj muslimaneve.
Ne korrik 1995 rreth 8 mije muslimane kryesisht burra dhe djem u masakruan kur enklava e Srebrenices e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara ra ne duart e serbeve te Bosnjes nen komanden e Gjeneralit Mlladic. Ngjarja e Srebrenices ka mbetur ne histori si masakra me e madhe ne Evrope qe nga Lufta e Dyte Boterore.
Te mbijetuarit e masakres tregojne histori ekzekutimesh masive dhe bombardime pa dallim kunder civileve.
Forcat serbe e bombarduan Srebrenicen me artileri te rende per pese dite me radhe para se te hynin ne qytet.
Mlladici hyri ne shtabin kryesor te paqeruajtesve te OKB-se dhe urdheroi mijra refugjate kryesisht gra dhe femije te largoheshin me autobuse dhe me kamione.
Ai u dha edhe nje goditje tjeter trupave te OKB-se tashme te poshteruara dhe te mundura kur ne turmen e atyre njerezve ndau grate nga burrat nderkohe qe paqeruajtesit rrinin duarkryq dhe veshtronin.
Do te mbahet mend biseda rrenqethese qe ai pati me refugjatet e tmerruar boshnjake e qe u fiksua nga kamerat televizive ku Mlladici i siguronte ata se nuk do tu ndodhte asgje.
Vetem pak ore para masakres Mlladici u shperndau karamele femijeve muslimane qe ishin sjelle nga ushtaret ne sheshin e qytetit.
Mlladici urdheroi qe te gjithe meshkujt 16 vjec e lart te vecoheshin menjane per tu kontrolluar se mos kishin bere krime lufte.
U desh te kalonte kohe qe ekspertet te binin ne gjurmet e masakres se Srebrenices. Ne fillim u gjeten disa kafka kepuce dhe kocka. Pastaj u zbuluan shume me teper trupa.
Nderkohe megjithe thirrjet per arrestimin e tij Mlladici vazhdoi te shetise i lire.
Para se te fshihej nga syte e publikut ne vitin 2001 ai jetonte haptazi ne Beograd dhe shihej shpesh neper kafene dhe ndeshje futbolli.
Ai madje e provokonte komunitetin nderkombetar duke bere ski ne Malin e Jahorines prane Sarajeves dhe duke lejuar qe te fotografohej nga te tjeret.
Kur Milloshevici u rrezua nga pushteti ne tetor te vitit 2000 dhe autoritetet e reja te Beogradit lane te kuptohet se mund ta dorezonin Mlladicin gazetat serbe njoftonin se ai ishte larguar per ne Bosnje.
Por Mlladici i kundershtonte keta zera si dhe te tjeret qe thoshin se ai ishte i semure rende ne Beograd.
Ne korrik 2008 kapja e Karaxhicit i shtoi shpresat se edhe Mlladici do te kishte se shpejti te njejtin fat.
Ne ate kohe autoritetet serbe zbuluan per habine e te gjitheve se e kishin kapur fare papritur Karaxhicin nderkohe qe kerkonin Mlladicin nje figure shume me sfiduese se sa i pari.