E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina mirepret arrestimin e Ratko Mlladicit

Arrestimi i ish komandantit te serbeve te Bosnjes Ratko Mladic eshte pershendetur edhe ne Prishtine ku udheheqes politike thane se ky ishte nje veprim i drejte ndonese i vonuar i drejtesise.

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga ne nje komunikate per opinion thekson se arrestimi i kriminelit Ratko Mladic eshte nje lajm i pritur gjate nga drejtesia nderkombetare dhe sidomos nga familjaret e viktimave dhe te gjithe qytetaret qe pesuan nga veprimet e tij. Ky akt deshmon se krimi nuk vjetrohet dhe se kriminelet asnjehere nuk mund ti ikin dores se drejtesise.

Dergimi i Ratko Mlladicit ne Hage thuhet ne reagim do te mundesoje qe te shpjegohet ideologjia qe nxiti lufterat ne ish-Jugosllavi duke shkaterruar jeten dhe te mirat e shume njerezve. Ky rast do te sherbeje per nxitje qe te gjithe kriminelet te dalin para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar si rruge e vetme ne procesin e pajtimit dhe te heqjes dore nga e kaluara thuhet ne reagimin e presidentes Jahjaga.

Nderkaq zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuqi tha ne nje deklarate per Zerin e Amerikes se ky eshte nje veprim i vonuar por qe mund te ndihmoje te ardhmen e vete popullit serb dhe paqes e qendrueshmerise ne rajon.

Megjithate eshte nje sinjal qe Serbia do te bashkepunoje dhe po bashkepunon ne kuptimin e denimit te krimeve te luftes. Une dua te besoj se do ta denoje edhe ne kuptimin e perceptimit dhe pendimit edhe politik edhe njerezor per krimet qe u jane shkaktuar popujve te tjere dhe mbi bazen e saj politika serbe ta kete nje qasje te re te denimit te krimeve qe ka shkaktuar te krizave dhe ta mbylle kapitullin e konfrontimit e te dale ne nje kapitull te ri te bashkepunimit. Natyrisht qe neve dhe per cilindo njeri qe ka qene si viktime e asaj politike e atij gjenocidi por besoj edhe cilindo qytetar te botes zenia e nje krimineli te tille eshte nje lajm i mire per drejtesine nje satisfaksion per familjet e te vrareve. Po une dua te besoj se eshte nje sinjal i mire politik i levizjes pozitive jo te nje veprimi por i nje procesi te tere cfare ka qene negativ i Serbise ndaj te tjereve te jete nje proces pozitiv i Serbise per rehabilitimin e marredhenieve ne teresi ne Ballkan tha zevendeskryeministri Kuqi.

Presidenti i Serbise Boris Tadic duke njoftuar arrestimin e sotem tha se eshte mbyllje e nje kaptine te historise e cila paraqet nje hap me afer pajtimit te plote ne rajon. Ai nenvizoi se secili vend duhet te jete pergjegjes per mbylljen e kaptinave te veta. Te gjitha krimet duhet te hetohen plotesisht dhe te gjithe kriminelet e luftes duhet te ballafaqohen me drejtesi duke bere thirrje sic tha per nje hetim te pavarur me mandat nga Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara te dyshimeve serioze per trafikim te organeve ne Kosove.

Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuqi tha se kjo eshte nje perpjekje per te krijuar nje drejtpeshim te paqendrueshem te veprimeve ne rajon.

E para mendoj qe ajo ka te beje me levizjet emocionale qe kane mundur te jene te nacionalisteve ne Serbi dhe ndoshta ketu ka qellim qe te behet nje balance. Dhe ne anen tjeter besoj se eshte po ashtu nje tendence e balancimit te veprimeve qe ne asnje rast dhe asnjehere nuk ka ndodhur. Kosova ka qene bashkepunuese ne cdo rast me faktorin nderkombetare ndoshta eshte shembulli me i mire i nje bashkepunimi te tille. Ne nuk i frikesohemi te vertetes sone as perballe te tjereve as te vertetes sone brenda nesh por besoj qe e verteta jone eshte krejt ndryshe eshte e vertete e paster ne perputhje me te drejten nderkombetare ndersa e verteta e Serbise eshte mire te fillojne te ballafaqohen me te tha zevendeskryeministri Kuqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›