E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mlladic paraqitet në gjykatën e Hagës

HAGE- Ratko Mlladic është paraqitur sot para gjykatës në Hagë për t’u deklaruar në lidhje me akuzat për krime lufte dhe gjenocid, që rëndojnë ndaj tij. Vetëm një ditë më parë avokati i tij deklaroi se Mlladic do të bojkotonte seancën, por mesa duket një gjë e tillë nuk ndodhi. Mlladic ka kërkuar që të mbrohet në gjyq nga avokati i tij, dhe jo nga ai i caktuar nga gjykata.

Ratko Mlladiç u arrestua më 26 maj në Serbi pas 16 vjet arratie dhe u transferua në kompleksin e burgut të TPI-së në Hagë pak ditë më vonë.

Ish komandanti serb i Bosnjës akuzohet për krime lufte, të ndodhura në konfliktin e Bosnjës në vitet ’90-ta, përfshirë masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›