Mobile Banking në një nga bankat më të mëdha të nivelit të dytë: Veprimet bankare tashmë mund të kryhen edhe nga celulari
Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo së bashku me z. John McNaughton, Anëtar Bordi i projektit në Raiffeisen Bank lançuan projektin e Mobile Banking, ose banka nëpërmjet internetit, organizuar nga Raiffeisen Bank.
Mobile Banking mundëson përdoruesve individë dhe bizneseve, klientë të bankave të nivelit të dytë, të kryejnë transaksione bankare nëpërmjet telefonit celular. Mobile Banking bën të mundur që përdoruesit të marrin informacion mbi llogaritë ose kryerjen e transaksioneve bankare kudo dhe në çdo kohë dhe kjo vetëm nëpermjet celularit.
Gjatë fjalës së tij në ceremoni ministri Pollo tha: “Është një kënaqësi të marr pjesë në lançimin e projektit Mobile Banking nga banka Raiffeisen, sepse shënon një hap tjetër të arritjes sonë të përbashkët, të sektorit privat dhe përpjekjeve të qeverisë, për të ndërtuar Shqipërinë Digjitale. Para një viti e gjysëm, Kryeministri kërkoi që të përgatisnim, bashkë me ministritë e tjera të linjës, gjithçka të nevojshme, që bankat të mundësonin për klientët e tyre shërbime bankare në pëllëmbë të dorës: shërbime bankare nëpërmjet celularit, ky i fundit është aq i përhapur në Shqipëri. (Shkalla e penetrimit të telefonisë celulare ka arritur 140%). Është për tu përshëndetur kjo iniciativë e bankës Raiffeisen, e cila shumë shpejt kuptoi se ishte me interes që sektori të drejtohej me shpejtësi drejt I-Banking- Internet Banking dhe pastaj drejt M-Banking – shërbime bankare në telefonin celular. Më parë, nëse shkoje në sportelet e bankave mund t’i gjeje edhe mbyllur, mund të kishte edhe radhë. Sot teknologjia digjitale bën gjëra të paimagjinueshme, jo vetëm 15 vite më parë, por edhe 3 vite më parë. Sot në një bankë si Raiffeisen, që llogaritet ndër më të mëdhatë në vend, lançohet Mobile Banking. Ky është vetëm një hap tjetër nga orteku, siç është zhvillimi i vrullshëm dhe i shpejtë i teknologjisë së informacionit e të komunikimit. Dhe për vende si Shqipëria vështirësitë e zhvillimit mund të kapërcehen me anë të këtyre teknologjive. Shërbimi bankar dhe në përgjithësi shërbimet financiare janë në pararojë. Kjo që po prezantojmë është një platformë, të cilën unë do tu drejtohesha të gjithë operatorëve financiarë në Shqipëri, që të shikojnë mundësinë e aplikimit të saj në bankat e tyre (nëse ende nuk e kanë), në mënyrë që të lehtësojmë jetën e shqiptarëve dhe të lehtësojmë veprimet e bizneseve.”
Ndërsa një vit më parë, në gjithë bankat e nivelit të dytë, u lançua projekti I-banking, që u mundëson klientëve të këtyre bankave te kryejne transaksionet e tyre financiare nga shtepia ose puna, ne cdo kohe, 24 ore te dites, per 7 dite te javes dhe 365 dite te vitit, pa ndihmen e punonjesve te bankes.
Sot ajo cfare u duhet klienteve eshte nje kompjuter me akses interneti ose celular smartphone. Mobile dhe I-banking u kursen shqiptareve kohen dhe mundimin e vajtjes ne degen bankare dhe u jep atyre mundesine te kryejne pjesen me te madhe te aktivitetit bankar nga llogaria e tyre online ne cdo kohe -edhe atehere kur orari bankar ka mbaruar.
Prezantimi i projekteve te bankingut nepermjet internetit dhe nëpërmjet celularit eshte vetem fillimi i nje game te gjere te sherbimeve elektronike qe do te ofrohen, që u sigurojnë klienteve te bankave transaksione bankare duke perdorur internetin apo aparatin celular dhe SMS-te.
Mobile Banking Raiffeisen:
Mobile Banking është pjesë e gamës së produkteve E-Banking (electronic Banking)– Raiffeisen DIREKT.
Shërbimi Raiffeisen DIREKT, Mobile Banking funksionon për telefona celularë (smartphone) që e përmbajnë shërbimin e internetit dhe/ose aplikacionin Java. Ky shërbim ofrohet nga të gjithë operatorët celularë në treg, si AMC, Vodafone, Eagle dhe Plus.
Shërbimi i Mobile Banking i Raiffeisen Bank ofron:
Informacion mbi llogaritë bankare. Informacion mbi kartat e debitit dhe të kreditit. Informacion mbi detajet e Kredive dhe Depozitave. Kryerjen e transfertave midis llogarive personale, brenda bankës dhe brenda vendit Pagesën e faturave mujore të utiliteteve dhe pagesat ndaj Buxhetit të Shtetit.18/11/2011