E Diel, 1 Nëntor 2026

Mocioni i mosbesimit, etapat që ndiqen nga forumet

 
Projekt-rregullorja ka përcaktuar modalitetet për paraqitjen e mocioneve të mosbesimit dhe për votëbesim
 
TIRANË- Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të ketë nesër në rendin e saj të ditës për miratim edhe projekt-rregulloren, ku përfshihet në mënyrë të hollësishme një kapitull për votëbesimin. Sipas statutit të partisë, projekt-rregullorja ka përcaktuar modalitetet për paraqitjen e mocioneve të mosbesimit dhe për votëbesim. Ashtu siç parashikohet në statutin e partisë, e drejta e iniciativës për mocion mosbesimi ka 1/3 e anëtarëve të strukturës ose organit përkatës; 1/3 e anëtarëve të Organizatës Socialiste, të Asamblesë Socialiste të bashkisë/komunës, të Asamblesë Kombëtare të PSSH, të delegatëve të Kongresit të Partisë, të anëtarësisë së PSSH etj. Projekt-rregullorja në përputhje me statutin sqaron se, nuk mund të paraqiten mocione mosbesimi dhe nuk mund të zhvillohet votëbesimi; a) dy muaj para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme ose për organet e pushtetit vendor, si dhe; b) tre muaj para zhvillimit të Kongresit të PSSH. Mocioni i mosbesimit duhet të përmbajë në mënyrë të argumentuar shkaqet përse kërkohet votëbesimi dhe të jetë firmosur nga jo më pak se 1/3 e anëtarëve të strukturës ose organit përkatës. Mocioni i mosbesimit depozitohet në strukturën apo forumin, i cili ka kompetencën statutore të votëbesimit për individin apo forumin që kërkohet të votëbesohet. Një kopje e tij dërgohet në një strukturë apo forum partie më të lartë se ai që bën votëbesimin, përveç rastit kur bëhet mocion mosbesimi për forumet qendrore. Nëse individi apo anëtarë të forumit për të cilët bëhet mocion mosbesimi janë anëtarë të forumit më të lartë, ky forum shqyrton mocionin e mosbesimit para zhvillimit të tij. Mocioni i mosbesimit shtrohet për diskutim në forumin ku janë zgjedhur forumet apo individët për të cilët kërkohet të bëhet votëbesimi. Diskutimi dhe shqyrtimi i mocionit të mosbesimit bëhet kur në mbledhjen e strukturës ose forumit përkatës marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tyre. Mbledhjes së strukturës apo forumit i parashtrohet çështja për diskutim në emër të zgjedhësve që kanë paraqitur mocionin e mosbesimit, nga një përfaqësues i tyre. Organizata Socialiste, Asambleja Socialiste, Asambleja Kombëtare, Kongresi i PSSH vendosin për zhvillimin e votëbesimit, kur në favor të tij kanë votuar 50% plus 1 e pjesëmarrësve në mbledhje. Në rastin e mocionit të mosbesimit për të zgjedhurit sipas parimit "Një anëtar një votë", ai bëhet ekzekutiv nëse është kërkuar nga 1/3 e anëtarësisë përkatëse të partisë. Mocioni i mosbesimit, sipas projekt-rregullores që parashikohet edhe në statutin e partisë, në kompetencë të Organizatës Socialiste, shqyrtohet brenda 15 ditëve nga paraqitja më shkrim. Mocioni i Mosbesimit në kompetencë të Asamblesë Socialiste të bashkisë/komunës dhe të Asamblesë Kombëtare të PSSH, shqyrtohen në mbledhjen e tyre të radhës. Mocioni i mosbesimit në kompetencë të Kongresit të PSSH shqyrtohen jo më vonë se dy muaj nga data e paraqitjes së tyre më shkrim. Brenda këtij afati zhvillohet edhe votëbesimi për të zgjedhurit, sipas parimit "Një anëtar, një votë".
Të drejtën e iniciativës për mocion mosbesimi e ka:
1/3 e anëtarëve të strukturës ose organit përkatës;
1/3 e anëtarëve të Organizatës Socialiste, të Asamblesë Socialiste të bashkisë/komunës, të Asamblesë Kombëtare të PSSH, të delegatëve të Kongresit të Partisë, të anëtarësisë së PSSH.
Nuk mund të paraqiten mocione mosbesimi dhe nuk mund të zhvillohet votëbesimi;
a) dy muaj para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme ose për organet e pushtetit vendor;
b) tre muaj para zhvillimit të Kongresit të PSSH.
Procedurat:
1. Mocioni i mosbesimit duhet të përmbajë në mënyrë të argumentuar shkaqet përse kërkohet votëbesimi dhe të jetë firmosur nga jo më pak se 1/3 e anëtarëve të strukturës ose organit përkatës
2. Mocioni i mosbesimit depozitohet në strukturën apo forumin e cili ka kompetencën statutore të votëbesimit për individin apo forumin që kërkohet të votëbesohet. Një kopje e tij dërgohet në një strukturë apo forum partie më të lartë se ai që bën votëbesimin, përveç rastit kur bëhet mocion mosbesimi për forumet qendrore. Nëse individi apo anëtarë të forumit për të cilët bëhet mocion mosbesimi janë anëtarë të forumit më të lartë, ky forum shqyrton mocionin e mosbesimit para zhvillimit të tij.
3. Mocioni i mosbesimit shtrohet për diskutim në forumin ku janë zgjedhur forumet apo individët për të cilët kërkohet të bëhet votëbesimi. Diskutimi dhe shqyrtimi i mocionit të mosbesimit bëhet kur në mbledhjen e strukturës ose forumit përkatës marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›