E Diel, 1 Nëntor 2026

Parrullat antishqiptare, reagon Roja Bregdetare Greke

Roja Bregdetare greke denon ashper hedhjen e parullave antiraciste nga nje grup ushtarakesh greke te kesaj njesie, ndersa e vlereson se ky qendrim nuk pasqyron Forcat Komando të Shkatërrimit nënujor.

"E dënojmë ashpër sjelljen e papranueshme të një grupi të vogël të trupave amfibe të Rojës Bregdetare, të cilët me qëndrimin e tyre gjatë paradës së 25 marsit, ose nga naiviteti për të cilin shpresojmë, ose nga pozicioni i tyre, diçka të cilën as nuk duam ta imagjinojmë, krijuan probleme serioze si për kolegët e tyre në radhët e forcave amfibe, ashtu edhe për Rojën Bregdetare .

Por ky incident i vetëm, nuk pasqyron Forcat Komando të Shkatërrimit nënujor në tërësi, të cilët përbëjnë elitën e Rojës Bregdetare. Ata ofrojnë shërbime të nivelit të lartë në situata të tilla si p.sh. lirimin e pengjeve, neutralizimin e pajisjeve shpërthyese etj.

Duke përfunduar përsërisim edhe një herë se roli i Federatës sonë është të mos lejojë fenomene të tilla në radhët e trupave të Rojës Bregdetare, që luftojnë në kushte shumë të vështira për të kryer detyrën” thuhet ne njoftimin per shtyp te Sekretarit Ekzekutiv të Rojes Bregdetare

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›